• |
ide | kryesore

Aksidentohet familja shqiptare në Greqi, humb jetën gruaja

Arkiva, Lajme, Të fundit
Greqi



Një familje shqiptare me banim në Athinë prej shumë vitesh u aksidentua rëndë në rrugën Ioniane në zonën Agrinio në Greqi.

Nga aksidenti ka humbur jetën Ana Prifka, ndërsa në spital, jashtë rrezikut për jetën janë vajza e saj 22 vjeçare, Karolina Prifka dhe bashkëshorti që ishte dhe shofer, Vasil Prifka.

Në vendin e aksidentit sot në 11.30 u gjendën menjëherë 8 zjarrfikës dhe 4 ambulanca, raportojnë mediat greke.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *