• |
ide | kryesore

Asnjë ditë në punë, por anijet TEC në Triport do sigurohen për 1.8 mln euro

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy anijet termocentral të kontraktuara nga qeveria shqiptare gjatë krizës së energjisë në vitin 2022 dhe të pa vëna në punë asnjë ditë, me përjashtim të testimeve, do të sigurohen për një vlerë 1.77 milionë euro.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) njoftoi për një procedurë prokurimi që ka në thelb këtë objekt kontrate me një vlerë fondi limit prej 177 milionë lekë.

Në dokumentet që shoqërojnë procedurën nënvizohet dy asetet për të cilat bëhet fjalë janë aktualisht të vendosura në Triport në Vlorë.

“Dy anijet termocentral, Tiger I dhe Tiger III, janë ankoruar ne cepin verilindor te basenit të brendshëm te Triportit. Vendndodhja e ankorimit ishte e mbrojtur nga dallgët dhe rrymat. Si e tillë, forca më e rëndësishme mjedisore që vepron në anijen termocentral do të jetë era. Lëvizjet e shkaktuar nga ndërveprimi i dallgëve ose anije-anije nuk pritet të jenë të rëndësishme në vendin e ankorimit. Sistemi i ankorimit është ndërtuar për të siguruar që anija termocentral do të qëndrojë në vend gjatë ngjarjes së erës gjatë vitit”, thuhet në dokument.

I njëjti sqaron se cila është infrastruktura fikse.

Infrastruktura fikse do të përbëhet nga: Sistemi i ankorimit për varkat termocentral duke përfshirë një mur kalatë; Një sistem uji ftohës duke përfshirë pompën dhe instalimet përkatëse të tensionit të ulët; Ndërlidhja elektrike e tensionit të lartë 132 kV me nënstacionin ekzistues të Termocentralit të Vlorës (“TEC”); Modifikimi (duke përfshirë furnizimin e nj auto- transformatori me fuqi 132 kV deri në 220 kV) në nënstacionin ekzistues të TEC-it të Vlorës për të akomoduar ndërlidhjen; Sistemi i marrjes dhe dërgimit të karburantit dhe vajit lubrifikues (në anijen termocentral) duke përfshirë stacionin e pompimit të karburantit; Sistemi i fikjes së zjarrit.

Gjeneruesit termikë

Kriza e energjisë që nisi nga fundi i verës 2021 arriti kulmin në vitin 2022 duke ekspozuar Shqipërinë ndaj çmimeve të çmendura në importe.

KESH vendosi që të merrte me qira gjenerues termikë energjie dhe në finale pas zhvillimit të procedurave konkurruese u siguruan dy gjenerues termikë lundrues. Anijet janë të vendosura në Triport të Vlorës. Këto të fundit do të prodhonin energji përmes naftës sipas nevojës. Kapaciteti i dy njësive është 110 MW.

Në një skenar për situatën energjetike gjatë 2023 të dhënat zyrtare tregonin se prodhimi i energjisë nga këto njësi do të kushtonte 165 milionë euro. Gjeneruesit parashikohej të prodhonin 884 GWh me një kosto prodhimi prej 185 euro/MWh diçka që nuk u materializua asnjëherë.

Vlera e gjeneruesve termikë vlerësohet 15 milionë euro teksa qiraja për një periudhë 2 vjeçare llogaritej në 46 milionë dollarë./Monitor


3 Comments

  1. Kodi penal dhe ai i procedures penale parashikojne fillimin e hetimit kryesisht nga prokuroria, qofte ajo e zakonshme qofte ajo e posaçme.
    Vetem referuar ketij lajmi, qe me se paku e din e gjithe dynjaja, kemi dy “tigra prej llamarine e tubash”, qe po vjedhin buxhetin e shtetit pa limit dhe pa kryer sherbimin per te cilin u sollen me urdher dhe qe nuk jane vene asnje dite ne pune.
    Ketu duhet te ndalet pak kushdo, veçanerisht SPAK, qe te mos humbe besueshmerine, e te filloje te hape letrat per kete megavjedhje me komande qe ne raport me Inceneratoret eshte LEMERI.
    Kane vite qe na vjedhin, qe vjedhin buxhetin dhe asnje nga keta burat e SPAK nuk denjon te filloje nje hetim penal per kete SKANDAL te permasave SKANDALOZE…… ?
    THIRRJE:
    Te nderuar prokure te SPAK, Hetues te BKH, KJO ESHTE NJE MEGAVJEDHJE, MEGAGRABITJE, MEGASKANDAL QE PO NUK E NDALET JO VETEM DO RRENOHET SHTETI SHQIPTAR DHE SHQIPTARET, POR JUVE DO JU HUMBASE PERFUNDIMISHT BESUESHMERIA E QYTETAREVE.
    BENI MINIMALISHT DETYREN E NGARKUAR NGA LIGJI !!

  2. krim anijet nuk punojne dhe horat e qeverise e pagujne cdo muaj , ky eshte nje nder skandalet me te medha te qeversise se perversit , hajni 100% keto hra nuk vjedhin ma me perqindja po te gjithen me horas e kuckas e kabush
    vjedh perversi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *