• |
ide | kryesore

Berisha: SPAK hoqi emrin e Taulant Ballës nga bisedat e SKY ECC

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sapo Taulant Balla u shkarkua si ministër i brendshem, SPAK lëshoi urdhëarrestet për disa dosje ku emri i tij është përmendur vazhdimisht. Bëhet fjalë për hetimet e 3.4 milion eurot që u kapën në dy Toyota Auris dhe për vrasjet mes bandave të Elbasanit, ku Balla ka qenë drejtues politik i Partisë Socialiste për shumë vite.

Gjithsesi deri tani emri i tij nuk është përmendur në asnjë moment dhe sipas kreut të opozitës, ka qenë prokurori Altin Dumani që ka pranuar të fshihet emri i Ballës nga bisedat e SKY ECC si pjesë e një pazari me kryeministrin Edi Rama.

“Në këtë metamorfozën e fundit në të cilën dolën të implikuar gjyqtar në Elbasan, shefa krimesh në Durrës, zëvendës drejtor burgjesh, personazhi më i lakuar në dosje për të gjitha veprat e zeza është Tualant Balla me tre mbiemra, por komunikimet e tij kriminale u fshehën nga Altin Dumani dhe famozi Alfred Shehu, prokurori kriminel, bashkëpunëtor i Mehmet Grecës, Taulant Ballës dhe bandave të tjera të Elbasanit që me datën 21 prill 2021 do mashtronte publikun shqiptar duke deklaruar si kriminel se në makinën e Mehmet Grecës, trafikanti i dënuar në Britaninë e Madhe 7 vite për gjysëm kuintali kokainë, nuk kishte materiale elektorale kur ndërkohë ishte plot me materiale të tilla” është shprehur Berisha në një deklaratë për mediat nga shtëpia ku po qëndron në masë sigurie.

Për Berishën, operacionet e SPAK janë një fiasko dhe kjo provohet nga numri i madh i personave të shpallur në kërkim dhe numri i vogël i atyre që arrestohen.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Zonja dhe Zotërinj, Edi Rama në zbatim të platformës së tij ‘banditët t’i hanë kokën njëri-tjetrit’ në mënyrë që ai të mund t’i kontrollojë ata totalisht dhe t’i përdorë siç i ka përdorur si hanxharë në procese elektorale, në tenderime dhe emërime, po zbaton me ‘skapin’ e kontrolluar prej tij me në krye Dumanin platformën ‘ kokën t’i hanë njëri-tjetrit’.
Partia Demokratike informon shqiptarët se në zbatim të kësaj platforme gjatë 3 muajve të fundit bazuar në regjistrimet e telefonatave dhe mesazheve të koduara në Skyecc, encrochat të bandave kriminale shqiptare, shërbimet partnere kanë zbuluar qindra krime dhe vrasje, trafiqe të bandave kriminale shqiptare të kryera në Shqipëri dhe jashtë vendit. Lidhje të forta politike të të gjithe niveleve të qeverisjes përfshi këtu Edi Ramën.
Me këto dokumenta, regjistrime të transkriptuara të një rëndësie kapitale për luftën kundër krimit dhe korrupsionit Spaku i Alitin Dumanit po bën pazare të mëdha.
Kështu nga 51 mandate të firmosura për metamorfozën 2 përveç 7 personave që kanë qenë në burg për vepra tjera penale kur janë lëshuar urdhër-arrestet, deri sot janë arrestuar 7 të tjerë kurse 36 u njoftuan të largohen në drejtim të paditur ndër të cilët të gjithë bosët e 7 familjeve më të rrezikshme mafioze të Shqipërisë, Ballkanit dhe ndër më të rrezikshmet në Europë të gjitha të lidhura me Edi Ramën.
Në paketën e dytë të arestimeve prej 21 personave u arrestuan gjithsej 4 persona, kurse 17 të tjerë sipas rregullit, u njoftuan dhe ja mbathën në drejtim të paditur. Në serinë e tretë të lidhur me mbylljen nga drejtesia e re të Edi Ramës të dosjes së famshme “Toyota Yaris” në të cilën përveç të tjerash, vetëm në Portin e Durrësit u vodhën 2 milionë euro nga 5.4 milionë që erdhën, u zhdukën 2 milionë, rihapja e kësaj dosje bëri që “SKAP-i i Partisë”, të lëshojë 4 mandate të reja arresti, por nga të cilat vetëm prokurori Zarko u gjet dhe u arrestua, tre të tjerë, pra 75% e tyre u njoftuan dhe ia mbathën në drejtim të paditur.
Së fundi, këto dy ditë po mbi regjistrimet e ardhura nga partnerët, nga ‘skrapi’ i partisë u lëshuan 36 urdhër-arreste nga të cilët 8 persona prej kohësh ishin në burg të arrestuar për vepra të tjera penale, kurse 11 persona u arrestuan mbasi ishin të lirë, kurse 17 të tjerë u njoftuan për tu larguar në drejtim të pa ditur.
Shtoj këtu se në këtë metamorfozën e fundit në të cilën dolën të implikuar gjyqtar në Elbasan, shefa krimesh në Durrës, zëvendës drejtor burgjesh, personazhi më i lakuar në dosje për të gjitha veprat e zeza është Tualant Balla me tre mbiemra, por komunikimet e tij kriminale u fshehën nga Altin Dumani dhe famozi Alfred Shehu, prokurori kriminel, bashkëpunëtor i Mehmet Grecës, Taulant Ballës dhe bandave të tjera të Elbasanit që me datën 21 prill 2021 do mashtronte publikun shqiptar duke deklaruar si kriminel se në makinën e Mehmet Grecës, trafikanti i dënuar në Britaninë e Madhe 7 vite për gjysëm kuintali kokainë, nuk kishte materiale elektorale kur ndërkohë ishte plot me materiale të tilla.
Si përmbledhje gjatë 3 muajve të fundit nga 112 mandate arresti lëshuar nga ‘Skrapi’ i Dumanit, 15 janë lëshuar për persona të burgosur prej kohësh për vepra penale. Kurse 97 mandate arresti janë lëshuar për persona që kanë qenë të lirë. Nga 97 mandate arresti për persona të lirë janë ekzekutuar gjithsej 19 mandate apo vetëm 20% e tyre dhe janë larguar në drejtim të paditur 78 persona apo 80% e tyre për vakanca të përkohshme jashtë vendi ose brenda. Rikujtoj këtu se në raste të ngjashme prokuroria e krimeve të rënda ka lëshur në një rast 53 mandate arresti dhe ka arrestuar 47 pre tyre pra ka arrestuar 88,7 % te tyre.
Partia Demokratike denon me forcën më të madhe lojën kriminale te Dumanit dhe skrapit të partisë me Kallp Mandate.
Partia Demokratike deklaron se kjo gjendje katastrofale, kjo lojë kriminale me kallp mandate e Altin Dumanit dhe organizatës së tij kriminale eështë deshmi e pazarve prej qindra mijëra dhe miliona euro për çdo mandat arrest që kriminelët paguajnë ‘skapistët’ dhe Dumanin që ata të njoftohen dhe të largohen para firmosjes së mandate-arrestit të tyre. Kjo lojë me krimin përbën rrezik madhor për sigurinë e vendit dhe është lojë me jetën, veprimtarinë dhe pronën e çdo shqiptari. Kjo lojë kriminale është zbatim i platformës së rrezikshme të Edi Ramës sipas të cilës ‘banditët t’i hanë kokën njëri-tjetrit’. Partia Demojratike shpall para shqiptarëve platformën e saj për zero tolerancë ndaj krimit dhe kriminelëve kudo që janë dhe kallp mandateve të Altin Dumanit dhe kriminelëve të tjerë që bashkëpunojnë me krimin.
Faleminderit!
O sot, o kurrë!


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *