• |
ide | kryesore

Champions League dhe si do të funksionojë shorti i ri: do të vendosë gjithçka një software

F1, Sport
Software



Duke filluar nga sezoni 2024/25, 36 klube do të marrin pjesë në fazën e re kampionat (ish-faza e grupeve) të Champions, që i jep shansin katër skuadrave më shumë për të marrë pjesë në kompeticionin kryesor të klubeve evropiane. Me formatin e ri, skuadrat do të luajnë tetë ndeshje kundër tetë skuadrave të ndryshme, në vend të dy ndeshjeve kundër tre ekipeve si më parë. Formati i ri do t’u ofrojë tifozëve ndeshje më konkurruese dhe të balancuara në të gjitha nivelet gjatë gjithë fazës së kampionatit. E shorti do të jetë gjithashtu special, me një software.

Për të përcaktuar tetë kundërshtarët, skuadrat do të ndahen në katër vazo bazuar në koeficientin e klubit në fillim të sezonit (përjashtimi i vetëm janë mbajtësit e trofeut UEFA Champions League, të cilët janë gjithmonë të parët në vazon 1). Më pas, çdo ekip do të shortohet kundër dy kundërshtarëve për çdo vazo, një në shtëpi dhe një jashtë. E njëjta gjë vlen edhe për UEFA Europa League, ndërsa në Conferencave League çdo skuadër do të përballet vetëm me gjashtë kundërshtarë (një për secilën nga gjashtë vazot). Në fazën kampionat, skuadrat nuk mund të luajnë me kundërshtarë nga vendi i tyre.

SHORTI ME SOFTWARE

Formati i ri kërkon një shortim të ri të konceptuar. Në fakt, nëse në fazën e re kampionatit do të zbatoheshin kriteret e vjetra për shortin e fazës së grupeve, do të nevojiteshin gati 1000 topa dhe të paktën 36 vazo, për një short të padurueshëm. Të 36 skuadrat do të shortohen manualisht duke përdorur topa fizikë. Për çdo ekip të tërhequr manualisht, një software i veçantë do të tërheqë rastësisht tetë kundërshtarë në katër vazot, duke i shfaqur ato në ekran në dhomën e shortit dhe në televizor. Ky software do të vendosë gjithashtu se cilat ndeshje do të jenë në shtëpi dhe cilat në transfertë.

Shorti do të fillojë nga vazo e parë, duke caktuar tetë kundërshtarë për të nëntë skuadrat (njëra pas tjetrës) dhe do të vazhdojë me vazot e tjera në rend zbritës, derisa të gjitha skuadrat të njohin tetë kundërshtarët e tyre. Software do të garantojë rastësi totale brenda kornizës së kushteve të shortit të parashikuara nga rregulloret (për shembull, ndalimi i përplasjeve midis ekipeve nga i njëjti vend dhe maksimumi dy kundërshtarëve nga i njëjti vend), duke siguruar që shorti të mund të përfundojë për të gjitha ekipet pa ndodhur një situatë e tillë.

KUSH E KONTROLLON RREGULLSINË E SHORTIT?

Edhe nëse në fund të shortit skuadrat do të njohin të gjithë kundërshtarët e tyre, kalendari me datat dhe oraret e fillimit do të zhvillohet më vonë dhe do të shpallet më 31 gusht, për të shmangur mbivendosjet me ndeshjet e UEFA Europa League dhe UEFA Conference League që luhen në të njëjtat qytete. Software i përdorur për shortin ofrohet nga AE Live. Që nga emërimi i saj në shtator 2023, si partner për të gjitha shortet e UEFA-s, kompania ka zhvilluar dhe testuar këtë softëare që integron mekanizma të ndryshëm të kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm për të verifikuar rezultatet. I gjithë zhvillimi i shortit është ekzaminuar nga një auditor i jashtëm, Ernst & Young, me vëmendje të veçantë ndaj rastësisë dhe pajtueshmërisë me rregullat e shortit. Ernst & Young do të shqyrtojë dhe kontrollojë gjithashtu operacionet manuale dhe dixhitale të tërheqjes së goglave.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *