• |
ide | kryesore

Fondet për mbrojtjen nga zjarri në nivele shumë të ulëta, vetëm 1,5 milionë euro

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërsa Shqipëria është përfshirë nga zjarret, për shkak të temperaturave të larta, por edhe zjarrëvënieve të qëllimshme, fondet për mbrojtjen nga zjarri janë në nivele shumë të ulëta. Për këtë destinacion, paratë nuk sigurohen nga vetë pushteti vendor, por iu jepen bashkive nga qeveria nëpërmjet transfertës së pakushtëzuar.

Sipas të dhënave zyrtare, për këtë vit, transferta e qeverisë për mbrojtjen nga zjarri për 61 bashkitë arriti në 1.5 milionë euro, me rritje vetëm 1 milionë kundrejt një viti më parë.

Por si paraqitet situata e shërbimit zjarrfikës në vend? Ky shërbim i kaluar pushtetit vendor që në vitin 2014, me hyrjen në fuqi të reformës territoriale-administrative.

Rezulton se në dhjetë vitet e fundit, numri i punonjësve zjarrfikës është dyfishuar, duke arritur këtë vit në 749. Gati të dyfishuara janë edhe stacionet zjarrfikëse, me një total prej 70 të tilla në vitin 2024, ndërsa numri i automjeteve në shërbim të shërbimit zjarrfikës ka arritur në 105 nga 45 automjete dhjetë vite më parë.

Por ndërsa fondet për emergjencat natyrore janë të ulëta, janë disa para të tjera që bashkitë nuk arrijnë dot t’i shpenzojnë, pavarësisht nevojave që kanë. Bëhet fjalë për investimet kapitale. Thënë ndryshe investimet në rrugë, shkolla e spitale, në shërbim të qytetarëve.

Të dhënat e Ministrisë së Financave për investimet e bashkive në të gjithë vendin tregojnë se vitin e kaluar, nga totali i programuar prej 48 miliardë lekësh i investimeve kapitale janë investuar vetëm 45% e tyre, një vlerë 26 miliardë lekë. Thënë ndryshe, janë financuar me pak se gjysma e projekteve.

Kjo do të thotë se në një kohë kur fondet e bashkive mbeten stok pa u realizuar, rajone të tëra rurale në të gjithë vendin janë duke u shpopulluar, si rezultat i mungesës së infrastrukturës, rrugore, shëndetësore dhe shkollave. Sigla dhe rikthehemi e diskutojmë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *