• |
ide | kryesore

Izraeli: Vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, moment historik

Arkiva, Planet
Izraeli



Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka thënë se vrasja e shefit ushtarak të Hamasit është një “një moment historik i rëndësishëm në procesin e shpërbërjes së Hamasit si një autoritet ushtarak dhe qeverisës në Gaza”. 

Ushtria izraelite tha se ata vranë Mohammed Deif në një sulm ajror në Khan Younis në korrik.

Gallant tha se sulmi “pasqyron faktin se Hamasi po shpërbëhet dhe se terroristët e Hamasit ose mund të dorëzohen ose do të eliminohen”. 

Lexo më tej: Izraeli bën ‘goditjen finale’, vret liderin e Hamasit brenda Iranit 

Vdekja e Deif do të ishte vrasja e zyrtarit më të lartë ushtarak të Hamasit në Gaza që nga fillimi i luftës. CNN ka kontaktuar Hamasin për koment.

Sulmi izraelit ndaj tij vrau të paktën 90 palestinezë në Al-Mawasi, gjysma e të cilëve ishin gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë të Gazës. Në atë kohë, një punonjës i OKB-së i përshkroi pasojat si “skenat më të tmerrshme që kam parë në nëntë muajt e mi në Gaza”. 


1 Comment

  1. Historikisht izraeli ka vrare udhehqes palestinez e te nesermen kane dale ne skene te tjere udheheqes. Kjo lufte ska fitues por vetem vrasje nga te dyja palet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *