• |
ide | kryesore

Media e Kosovës: Sherr grupesh në Pejë, Noizy dhunon Medi Isenin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Reperi i njohur Noizy raportohet se është përfshirë në një sherr me personazhin e TikTok, Medi Iseni.

Sipas medias së Kosovës, Sinjali, reperi dhe 7 shokë të tij kanë dhunuar me doreza hekuri Medi Isenin dhe Bekim Hardergjonaj brenda një klub nate në Pejë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa ende nuk dihet arsyeja pse dy grupet janë përfshirë në sherr në klubin e natës.

Personazhi i TikTok dhe shoku i tij, Bekim Hardergjonaj raportohet se janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore, por nuk dihet gjendja e tyre.

Zëdhënësi i policisë në Pejë, Shkodra Nikçi ka deklaruar se Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin.

“Është inicuar rast për këtë çështje. Policia është ne fazën e grumbullimit te provave. Jemi në pritje për të gjeturat e Policisë. Prokurori i shtetit pasi ti marre te gjeturat e Policisë do veprojë komfor dispozitave ligjore”, tha Nikçi për median e Kosovës.

Noizy dhe Medi Iseni janë përfshirë në konflikt edhe rreth dy vite më parë. Ngjarja ndodhi gjatë një koncerit të reperit,ku fansat e tij dhunuan duke qëlluar me grushte Medi Isenin.

“Më rrahën dhe më nxorën nga klubi, çfarë të bëj tani”, tha ai, ndërsa pamjet e momentit u bënë virale.

Medi Iseni është shoku i Kozakut dhe ka pasur përplasje e ofendime me reperin Noizy.


3 Comments

  1. Noisy, simboli i artit dhe kultures kombetare.. Ah medet medet. Shuum mir qe vriteni e priteni, se kur katandiseni ne nivelin qe e mirprisni dhe ne Kosove

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *