• |
ide | kryesore

Pan Zhanle arrin një rekord jashtë kësaj bote, pastaj akuzon rivalët: “Një sjellje e pahijshme”

Sport, Video
Zhanle



Një rekord i përbindshëm, hapësinor, jashtë kësaj bote. Kinezi Pan Zhanle fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Parisit në 100 metra stil i lirë me një kohë prej 46″40, madje 40 të qindtat më pak se rekordi i tij i mëparshëm. 19 vjeçari, fenomeni i ri i notit, krijoi një distancë të frikshme në pishinë në krahasim me të gjithë konkurrentët e tjerë: më shumë se një sekondë në krahasim me medaljen e argjendtë, australianin Kyle Chalmers dhe rumunin David Popovici, që mori të bronxtën. Zhanle, i cili që në Kampionatin Botëror të Dohas u duk se vinte nga një planet tjetër kur shënoi rekordin e atëhershëm prej 46″80, pati kohë të krijonte edhe polemika. Kinezi akuzoi rivalin e tij Chalmers, se e kishte injoruar edhe pse e kishte përshëndetur pas garës.

AKUZAT E PAN ZHANLE NDAJ KUNDËRSHTARËVE

Duke folur për mediat kineze pas garës, Pan tha se Chalmers e injoroi plotësisht atë në natën e hapjes së garave të notit, të shtunën e kaluar. “Ditën e parë, në stafetën 4×100 m, pasi mbaruam notin përshëndeta Chalmers. Nuk më kushtoi aspak vëmendje,” tha ai për Televizionin Qendror të Kinës.

Por 19-vjeçari kinez ka pasur fjalë të ashpra edhe për një kundërshtar tjetër, i cili sipas tij gjithashtu është sjellë në mënyrë jo sportive ndaj tij: “Edhe Jack Alexy, i skuadrës amerikane, kur ne stërviteshim dhe trajnerët tanë ishin në anë të pishinës, lëvizjet që bënte dukeshin sikur po spërkaste me ujë me dashje trajnerët. Dukej vetëm nëse e shihje nga lart poshtë. Kjo sjellje na u duk disi e pahijshme. Mund ta them?”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *