• |
ide | kryesore

Shehaj: Mazhoranca përgjegjëse për mikrokreditë, Begaj bën fajtor vetëm guvernatorin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shehaj



Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, e quajti tallje dhe ofendim për 100 mijë shqiptarë viktima të kompanive të mikrokredive letrën e Presidentit Bajram Begaj drejtuar Kuvendit ku i kërkonte hetimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë.

Lexo më tej: Letra e Begajt, paralajmërim për goditjen e Gent Sejkos 

Sipas Agron Shehajt, përgjegjës për skandalin e mikrokredive nuk është vetëm guvernatori i Bankës së Shqipërisë, por edhe Ministri i Drejtësisë.

Postimi: 

Letra e “presidentit të mazhorancës” drejtuar “mazhorancës” është një tallje dhe ofendim për mbi 100.000 viktimat e mashtrimit të mikrokredive. Përgjegjësit e këtij skandali janë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe Ministri i Drejtësisë. Të dy nuk vepruan në kohë për të ndaluar këtë mashtrim gjigand. Është e papranueshme që qytetarët mashtrohen dhe askush nuk mban përgjegjësi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *