• |
ide | kryesore

Shuhen 33 vatra zjarri në 24 orët e fundit, gjashtë mbeten ende aktive

Lajme, Të fundit



33 vatra zjarri janë shuar gjatë 24-orëshit të fundit. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ende mbeten 6 vatra zjarri aktive në vend. Këto vatra zjarri nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

“Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile vijojnë të jenë aktive ditën e sotme zjarret në: zonën pyjore Bode, Bashkia Maliq, fshatin Skuraj, bashkia Kurbin, Malin e Kakarriqit, bashkia Lezhë, fshatin Gjadër, bashkia Lezhë, fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan dhe fshatin Kus, bashkia Tiranë.”

Në operacionet e fundit për shuarjen e vatrave morën pjesë rreth 1400 forca operacionale me 75 mjete si dhe helikopteri Cougar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *