• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në Azerbajxhan, ODIHR i beson Ditmir Bushatit drejtimin e misionit vëzhgues

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, drejton misionin e ODIHR për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Azerbajxhan.

Gjatë qëndrimit në Baku, Bushati dhe misioni që drejton do të takohet me përfaqësues të autoriteteve shtetërore dhe partive politike, shoqërisë civile dhe medias.

Misioni i ODIHR drejtohet nga Ditmir Bushati dhe përbëhet nga një ekip bazë prej 11 ekspertësh ndërkombëtarë me bazë në Baku dhe 28 vëzhgues afatgjatë, të cilët do të dislokohen në të gjithë vendin. ODIHR planifikon gjithashtu të kërkojë 280 vëzhgues afatshkurtër.

Vëzhguesit do të monitorojnë nga afër të gjitha aspektet kyçe të zgjedhjeve, si zhvillimin e fushatës, duke përfshirë rrjetet sociale, punën e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet, legjislacionin lidhur me zgjedhjet dhe zbatimin e tij, respektimin e lirive themelore, mbulimin mediatik dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore. Vëzhguesit do të vlerësojnë gjithashtu zbatimin e rekomandimeve të mëparshme zgjedhore të ODIHR-it.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *