• |
ide | kryesore

Aksident tragjik në Milano/ Furgoni përplasë katër këmbësorë në trotuar, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur në Milano, ku si pasojë ka humbur jetën një person tre të tjerë janë plagosur. Drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe automjeti ka përfunduar në trotuar ku ka goditur 4 kalimtaerë, që ishin në pritje të semaforit për të kaluar rrugën. Konkretisht aksidenti ka ndodhur midis Piazza Giovine Italia dhe Via Boccaccio.

Viktima, një turist anglez 30-vjeçar vdiq edhe pse u transportua në urgjencën e Niguardës me masa reanimative. Forca e goditjes ka shkaktuar edhe prerjen e krahut të tij. Një djalë 21-vjeçar përfundoi me kodin e verdhë në San Raffaele me traumë në kokë, fytyrë dhe gjymtyrë. Më pak të rënda ishin gjendja e një 21-vjeçari, i shtruar në spital me plagë në këmbë dhe një 50-vjeçari, i vizituar në vend nga 118 ekipet e shpëtimit, të cilët ndërhynë me katër autoambulanca, dy makina mjekësore dhe një makinë infermierie.

Hetimet e rastit i janë besuar punonjësve të policisë vendore. Nuk përjashtohet mundësia që drejtuesi i furgonit, një 55-vjeçar, të jetë sëmurur para se të humbiste kontrollin e mjetit dhe të përplaste kalimtarët. Burri u shoqërua në San Carlo me kodin jeshil. Ai kishte rezultuar pozitiv në testin paraprak të alkoolit të kryer në vendngjarje.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *