• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Rama mori pronat e gjyshit, por mungoi dokumenti i shpronësimit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ka publikuar detaje të marrjes së 22.4 hektarëve tokë në Vuno nga kryeministri Edi Rama, një denoncim i publikuar nga Syri dy ditë më parë. Sipas Kasos, institucionet shtetërore nuk ka pasur guximin të shkonin në gjyq, për të kundërshtuar marrjen e mbi 200 mijë metrave katrorë tokë nga familja Koleka.

“Institucionet shtetërore s’kanë patur guxim të shkonin në gjyq, janë dy dokumente burokratike që mungojnë. Ka pasur me mijëra pretendime pronësie në këtë zonë kadastrale, por që janë refuzuar. Është e qartë që prej 2016 -2020, është Rama dhe qeveria që ndërton përmes kuadrit ligjor, që i vjen përshtat familjes Koleka për përfitimin e kësaj prone në fjalë. Një sërë vendimesh nga qeveria, 2 ligje e 7 VKM për të marrë pronën në Vuno. Këtë vendim gjyqësor që kanë marrë trashëgimtarët Koleka, ia kanë bërë efektive këtë të drejtë prone. Certefikatat e pronësisë nga Rama, thirrja publike për banorët e Vunosë. Kemi dokumentin në fjalë, e 7 gushtit të 2021 kur Lame dhe Goro në Vuno u bëjnë thirrje për të marrë certefikatën e pronësisë. Përfituese në këtë zonë si subjekt që tërheq certefikatën, për një pronë publike, ku lidhet regjistrimi përfundor, me nënë e kryeminstrit Rama. Kjo hedh poshtë betimin e rrejshëm të kryeministrit se ata kanë përfituar prona në zonë. 22.4 ha tokë, është ende i panjohur nga ana jonë, në kushtet kur ATP ka refuzuar të jetë bashkëpunuese, që mediat e kanë denocuar këtë afërë që do investigim të mëtjeshëm, por edhe Kadastra që nuk jep përgjigje. Provohet fakti që jo vetëm Rama ka kërkuar pronat që i takojnë nga të parët e vet në zonë, por fuqia rregullatore e shtetit është vënë në funksion të marrjes dhe regjistrimit të pronës nga familjarët e tij në zonën më stë lakmuar të vendit, i trumbetuar më 7 gusht 2021.

Afera e tokave të Vunoit

• “Unë e njoh mirë këtë zonë, e njoh, e kam në gjak, ia di të tëra historitë. Mund të flisni ç`a të doni me ndonjë që vjen nga Durrësit dhe nuk di se ç`a bëhet. I di dhe konfliktet brenda për brenda familjeve. Unë vetë dhe e ndjera ime më, nuk kemi kërkuar kurrë asgjë. Ju e dini mirë se ku e kemi rrënjën këtu, por nuk kemi kërkuar asgjë. Asnjë metër katror” – Edi Rama, Himarë, më 24 maj 2024

• 3 vjet më parë, më 7 gusht 2021, Artan Lame i Kadastrës dhe ish- kryetari, tashmë i arrestuar i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, dilnin para banorëve të Vunoit për të lajmëruar përfundimin e regjistrimit të pronave. Në listën e përfituesve, ndryshe nga sa pretendon Rama, ishte dhe fisi Koleka, dhe mes tyre Aneta Rama-Koleka;

• Bëhet fjalë për 22.4 hektarë ose 224 mijë metra katrorë, ku vëllezërit Rama marrin një pjesë jo të vogël. Një pasuri e tillë në atë zone, e painvestuar, përllogaritet me një vlerë 30 milionë euro;

Afera e tokave të Vunoit: Historiku

• Në vitin 2017, Edi Rama dhe trashëgimtarët të tjerë të fisit Koleka, kanë aplikuar të regjistrojnë pronën e tyre në Agjensinë e Trajtimit të Pronave-ATP;

• ATP e ka refuzuar regjistrimin, në një vendim ende të pazbardhur, por me siguri sepse ka gjetur mangësi në dokumentacion:

• Mungesa e vendimit të shpronësimit,

• Mungesa e pozicionimit të saktë (kufijtë) hartografikë të pronës.

Afera e tokave të Vunoit: Historiku

• Në këto kushte trashëgimtarët e familjes Koleka i drejtohen Gjykatës së Apelit Vlorë. Me Vendimin nr.49 dt. 19.03.2019:

• Ndryshon vendimin nr.504 dt.30.03.2017 të ATP,

• Njeh pronën prej 22,4 ha dhe bën pozicionimin e saj.

• Të gjitha Institucionet shtetërore, si ATP, ZRPP-Vlorë, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave kanë braktisur gjykimin dhe vetëm Avokatura e Shtetit ka marrë pjesë një herë formalisht;

Afera e tokave të Vunoit: ndryshimi i kuadrit ligjor

• Ndërkohë, nga vitit 2016 deri në 2020, Rama ndërton një kuadër ligjor (2 ligje dhe 7 VKM), gjithë infrastrukturën ligjore për të përfituar pronën në fjalë:

• Ligj nr. 133, 2015: “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompesimint

pronës”.

• Ligj 20/2020 “Për Përfundimin e Proceseve Kalimtare të Pronësisë”, dt.05.03.2020;

• VKM nr. 89, dt.03.02.2016;

• VKM nr. 222, dt.23.03.2016;

• VKM nr. 223, dt.23.03.2016;

• VKM nr. 685, dt.28.09.2016;

• VKM nr. 766 , dt.20.12.2017;

• VKM nr. 1174, dt.24.12.2020

• VKM nr. 1114, dt.24.12.2020;

• Ky kuadër ligjor i mundëson familjes së Edi Ramës trajtimin e kërkesës së tyre për njohje dhe regjistrim në dy aspekte:

• Kthimin e pronës në kushtet kur dokumentacioni ligjor nuk ishte i plotë;

• Detyrimin e ATP-së të vijojë me regjistrimin e pronës pas vendimit të Gjykatës,

dhe jo rishqyrtimin e saj sic parashikonte ligji i mëparshëm.

Afera e tokave të Vunoit-Marrja e Pronës.


4 Comments

  1. FUNDIN E AGJENTURAVE QE NGA COPTIMI ETNIK TE FORMUAR ME EMER SHTET ,SISTEM KUSHTETUT LIGJ PERFAQSUES INTERESASH GLOBALE TANI KA RENE KETO JAN TREGUESIT E PAR thotë:

    KOMBI SHQIPTAR TANI U QARTESU SE NE FAKT KUSH I SUNDOJ PER NJE SHEKULL PAS COPTIMIT ETNIK1 CIFUTI ME KOMUNIZEM BERI EKSPRIMENTIN E VETRUSIJA EVROPA GREQIJA SERBIJA BULLGARIJA MALI ZI PER INTERESAT E VETA ,DUKE E BERE PRONEN NGA TE PRONAREVE TE LIGJESHEM HISTORIK TE TRASHEGUAR ,ME PRONAR PA ADRES DHE SHQIPTARET I KAN NXJERRUR SI TE HUAJ NE VENDIN E TYRE,PA DISKUTUAR PER CDO POSHTERSI TJETER ME BORXHET SHKATRRIMET ,PIRAMIDAT DERI TEK MIKROKREDIT NXJERRJA NE RRUGE GRABITJA E MIJRA SHQIPTAREVE ,KU PO TE THELLOHENI PER KET STIL MAFIOZ BANKAR DO GJENI DOREN E ZEZE TE ATYR QE KAN NE ADMINISTRIM BANKAT NE RRANG GLOBAL ,PER KET ASKUSH NUK FLET ,ASKUSH NUK FLET PER PASOJAT POR VAZHDOJN FLASIN VEPROJN PERPARIMIN E QELLIMEVE TE TYRE TE GJITH GRUPET E INTERESIT TE PERFSHIRA NE KET HAPESIR GREKU DON VORIO EPIRIN I KRIJOJ RRETHANAT SERBI DON KOSOVEN PASURIT E SAJ ,CDO BURIM PASURISH I KAN SHITUR ,POPULLIT I KAN HAPUR SHTEGUN PER TU ZHDUKUR NGA KY VEND,KETU ARRITEM DREJT ZHBERJES ZHDUKJES PO MENDOJN NGA SHTATORI TE NA BEJNE ME ZOR NGANJE VAKSIN KONTROLLI QE TU SHKOJM VETEM SI KAFSHET PAS ,KJO ESHTE GJENDJA ,POR PERFUNDIMET I KA KRIJU ZOTI JO KETO KETO DIN VETEM FILLIMET DHE ANGAZHIMET,KAQ ESHTE NE DOREN E TYRE,KUR TI SHOHIN PREKIN SHIJOJN PERFUNDIMET DO PENDOHEN PSE KAN LINDUR PASI PADREJTESIJA NUK URDHEROHET NGA ZOTI AS LIGJET E PRANUARA,NDERKOMBETARE,DHE NUK KAN SHPERBLIM POR NDESHKIM VETSHKATRRIM AUTOGOL PER LOJTARET E VET,SA SHUM PO IPRIVON VETES NJERIU NGA LARGIMI PREJ TE VERTETES PASI ZHVILLIMI SAJ ,NJERIU VEC ZGJILLJES LUMTURIS ARRIN PERSOSJE CILESI,TE JETES PASI GJITHCKA E MIR VJEN NGA FORMIMI NDJESHMERIJA MIRE VLERAVE BAMIRSIJA NDERGJEGJA E PASTERT VULLNETI VETDIJSIMI I KUPTIMIT QE DUKE U ANGAZHU NE CDO KUPTIM MIRSIJE NDAJ GJITHCKAJE JE ANGAZHUAR PER VETEN KE KUPTU KRIJIMIN FUNKSIONI UDHEZIMI ZOTIN TEND LIDHJET ME TE LUTJET DREJTUAR ATI DHE I DHE KUPTIMIN E DUHUR FJALES QE FLET JETES DHE SIGUROVE PERJETESIN KURSE PADREJTESIJA TE KUNDERTEN DHE KETE PO SHIJOJM TE GJITH PERSHKAT TE HESHTJES POR ZGJIMI PO UNIFIKON REFLEKTIM ME HAK E VERTETA FLET VET ME FAKTE ZHVILLIMI O NJEREZ NDRYSHONI NE KOHE LARGOHUNI NGA PADREJTESIJA QE TE MOS JU IMPONOJN NDRYSHIMIN KOHA ,O KOMBI IM REFLEKTONI ME URTESI HAK NE UNITET PAVARSISHT SI VEPROJN TJERET ,PASI PADREJTESIJA ESHTE RRUG PROBLEMI PA ZGJILLJE HUMBJE DHE E VERTETA RRUGZGJILLJE PA PROBLEME NESE DIKUSH NA SOLLI FATKEQESI NE MEZIN TON NE NUK DUHET JEMI ATO QE TE BEHEMI FATKEQ PER NJERITJETRIN ME MENDJEN GOJEN DOREN TON POR TI SHERBEJM TE MIRES DHE NE MENYRE TE MERITUAR TA ARRIM FRYTET E SAJ

  2. dikush duhet t’i thotë që nuk del njeri që në mëngjes për të bërë plazh dhe për të qenë i besueshëm, duhet të postojë ndonjë foto nga dreka, jo pa gdhirë.Shpellkare beni foto me plazhe bosh dhe dergojani salihut ne verande qe ai serb kriminel salih te kete me cfare te meret.Mire ka bere te gjyshit vet jane,ky si nje nga trashigimtaret,salihu erdhi me valixhe druri ne tirone sot eshte pronar i mijra meter katror neper gjithe shqiperi

    1. Rama nuk ka prona familjarisht te trasheguara o rrot kari, rama pronaret i ka pat gjithmone inat. Per tjerat jam dakort.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *