• |
ide | kryesore

Detyronin të miturin të bëjë video me fjalor banal, Prokuroria e Beratit çon në gjyq babain dhe gjyshen

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Beratit ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq Natasha Rombula dhe djalin e saj Armando Kumaraku. Nënë e bir detyronin djalin e mitur 10-vjeçar të bënte video në rrjetin social “Tik Tok” duke përdorur një fjalor banal. Si pasojë e ngjarjeve traumatike, prokuroria vlerësoi se të pandehurit kanë ndikuar në cilësinë e jetës së të miturit duke mos e lejuar të ketë një qetësi shpirtërore, të ndihet i pambrojtur dhe i bullizuar, duke pasur frikëra të vazhdueshme.

I mituri ka treguar se shpesh herë është kërcënuar fizikisht dhe psikologjikisht kur dilte në “Tik Tok” dhe babai i tij e kërcënonte gjatë gjithë kohës me thikë që ai të shfaqej në rrjetet sociale edhe pse nuk donte. Dhënia e thikës të miturit me gjatësi 25 cm duke ushtruar dhunë psikologjike të vazhdueshme, duke e ofenduar në vazhdimësi dhe në mënyrë të përsëritur me një fjalor shumë të rëndë ndaj tij dhe nënës së tij si dhe me goditje fizike kanë shkaktuar pasoja tek i mituri. Babai dhe gjyshja e 10-vjeçarit tashmë akuzohen për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit” e kryer në bashkëpunim.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *