• |
ide | kryesore

Incidenti diplomatik në Shkup/ MPJD: Trajtim jodinjitoz, kërkuam sqarime zyrtare nga ambasada maqedonase

Lajme, Të fundit



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka hasur në një incident në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Ditën e djeshme, sigurimi i këtij aeroporti tentoi t’i merrte telefonin e saj personal. Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, e ka cilësuar këtë veprim si një shkelje të praktikave ndërkombëtare.

Kupina tregoi për Telegrafin se veprimet e zyrtarit të sigurimit dukeshin se kishin për qëllim të provokonin delegacionin e Kosovës dhe të shkaktonin ndonjë incident. Ai shtoi se presidentja nuk e lejoi një gjë të tillë, pasi do të kishte qenë një shkelje e rëndë e protokollit. Ndërkaq, lidhur me këtë ngjarje ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me shqetësim ka mësuar rreth incidentit të shkaktuar në Aeroportin e Shkupit në raport me trajtimin jodinjitoz të Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani”, thuhet në reagim. MPJD njofton se përmes Ambasadës së Kosovës në Shkup, ka nisur mbledhjen e informacioneve dhe që dje ka kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut. “MPJD do të mbajë publikun të informuar për veprimet e mëtejshme, për të sqaruar këtë situatë dhe për t’u siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin në të ardhmen në raport me krerët e shtetit tonë”, thuhet në njoftim.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *