• |
ide | kryesore

Vendet e QUINT-it e kundërshtojnë, Kurti ngul këmbë në hapjen e urës së Ibrit

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngulur këmbë në hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë, me gjithë kundërshtimin e vendeve të QUINT-it dhe NATO-s.Gjatë një takimi të premten në Prishtinë, Kurti ua paraqiti përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe BE-së planin e Qeverisë për hapjen e urës së Mitrovicës mbi lumin Ibër, njoftoi Zyra e tij në një komunikatë për media.

“Andaj ura duhet të hapet. Ajo është në shërbim të të gjithëve, dhe nuk është kundër askujt. Liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë, përkundrazi”, thuhet në njoftim.

Më herët të premten, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha pas takimit me Kurtin se vendet e QUINT-it dhe NATO-ja nuk e mbështesin hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë në këtë kohë.

Në QUINT bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Italia.Sipas njoftimit, plani i Qeverisë së Kurtit parasheh “testimet për stabilitetin infrastrukturor të urës, vlerësimin e rrezikut dhe rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore, rivitalizimin vizual të urës me qasje në urë për të gjithë, diskutimet me qytetarë dhe grupe të interesit si dhe fushatën e informimit gjithëpërfshirës mbi përfitimet dhe qëllimet e hapjes së urës”.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit – u shpreh më herët kundër hapjes së urës mbi Ibër.Sipas saj, një veprim i tillë synon “destabilizimin e mëtejshëm të situatës në terren”.

Ura, aktualisht, është e hapur vetëm për këmbësorë, ndonëse, në kuadër të dialogut, është rënë dakord që të hapet edhe për trafik. Në urën mbi Ibër patrullojnë ushtarët italianë të KFOR-it, misionit të NATO-s në Kosovë, ndërsa afër janë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Bashkimi Evropian, ndërkohë, ka thënë se çështja e hapjes së urës së Ibrit duhet të jetë temë e dialogut me Serbinë.Kjo është kundërshtuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila deklaroi të enjten se “një gjë e tillë do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetutshmërisë në vendin tonë”.

Në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, palët janë pajtuar që ura të hapet për qarkullim, por kjo nuk është realizuar kurrë në praktikë. Është hapur vetëm njëra anë e saj për këmbësorë.Diskutimet për urën janë aktualizuar në muajt e fundit, pas thirrjeve në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut që ura të hapet tërësisht për qarkullim.

Këtë komunë në veri të Kosovës e udhëheq Erden Atiq nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.Ura kryesore mbi lumin Ibër që nga viti 1999 e ndan Mitrovicën në pjesën jugore, të banuar me shumicë shqiptare, dhe në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe.

Shqiptarët në Mitrovicë të Jugut dhe serbët në Mitrovicë të Veriut – me të cilët ka biseduar më parë Radio Evropa e Lirë – janë të ndarë nëse ura duhet të hapet.Për shqiptarët, hapja e urës do të ishte “gjë e mençur”, ndërsa për serbët vendim që rrit tensionet./ REL


4 Comments

  1. Hape se vetem ti ja do te miren Kosoves, ke bere shtet, boll me te husjt, jua kemi pare hajrin mbushin xhepat e tyre, ikin dhe ne ngelemi te varfer prej tyre me vite shekuj…..mbeshtetje kapedanit te kosoves

  2. CFAR BERI GJERMANIJA KUR RREZOJ MURIN E BERLINIT DHE U BASHKU ,THA OSE ZHBEJENI JU OSE DO TA ZHBEJM NE thotë:

    NE AS QE NUK DUHET PYESIM DIKE SE CFAR DUHET TE BEJM NE SHTEPIN TON PLASJA JU RENTE TE GJITHEVE ,NE ATE MLLEF QE KAN ,SHQIPTARET TASHME I KAN KAPACITETET TE BASHKOHEN UNIFIKOHEN ZHVILLOHEN PERPAROJN DHE ASKUSH SMUND TI NDALOJ ,BASHKIMI SHQIPTAR FILLON NE MOMENTIN KUR SHQIPTARET ZHVILLOJN GJUHEN QE KOMUNIKOJN VLERSOJN FJALEN QE FLASIN DHE ANGAZHOHEN NE DOBI ,CDO MENDIMI FJALE VEPRE TE MIR JA JAPIN KUPTIMIN ME ANGAZHIM SHERBIM DUKE FILLUAR SEJCILI NGA VETJA VETPASTRIM DHE ANGAZHIM PERMIRSIMI NDRYSHIMI NGA VETJA FAMILJA TE AFERMIT LILLJET ME FAREFISIN SHKOLLIMIN DITURIN NE MOMENTIN QE FILLON KY INTERES KOMBETAR FILLON NDRYSHIMI UNIFIKIMI BERJA KOMBIT SHTETIT GJITHCKA KEMI NEVOJ ME ZOTIN PERPARA ,DUKE I LLEN HAKUN GJITHCKAJE ARRIM ATY KU MERITOJM NE MENYR TE MERITUAR NE NUK JEMI SKLLEVER AS KOLONI POR KRIJESA TE ZOTIT POPULL ME TE DREJTA SI GJITH TE TJERET KU SEJCILI KA LIRIT TE DREJTAT DETYRAT DHE PERGJEGJSIT PER TI MARR DHE JUSTIFIKU SI DOMOSDOSHMERI,KJO ESHTE TA KUPTOSH VETEN NE NJE SHOQERI TE LIR LIRIT TE DREJTAT DOMOSDOSHMERIT PERGJEGJSIT ME QARTESI SIGURI ZGJILLJE PAQE UNITE SHPRES SHPETIM, E KUNDERTA DO NA ZHYSTE NE KURTHIN E CDONJERIT KUDO NE BOT TE ZHVILLOJ INTERESIN E TIJE DHE NE DUKE NA BERE NE MENYRE TE PADREJT SKLLEVRIT E TIJE ,NE ASNJE MENYR ZDUHET TE HESHTIM PERBALL ZHVILLIMEVE POR REFLEKTOJM ME RECIPROCITET SHQIPTARET SERBIN GREQIN MAQEDONIN DUHET TA VEN ME SHPATULLA PER MURE NE GJYGJ NDERKOMBETAR PER CDO DEM QE NA KAN SJELLU BILE EDHE PER AKTIN E COPTIMIT SI GJENOCID PADREJTESI DERI SA TE DEKLAROHEN QE INSTITUCIONET NDERKOMBTARE TE DREJTESIS KAN REN DHE NE SHESH PERMES FUQIS ZGJILLEN PROBLEMET ,KUJT SI LLIMBSET JETA PER TE NA GRABITUR PERDHUNUAR ,ZHDUKUR PO NEVE DUHET TE NA LLIMBESET VETMBROJTJA SAKRIFICA KURRSESI,NESE BOTA NA BEN TE ZBRESIM NE PIKEN PER ME VDEK DUHET LUFTOJM PER VDEKJE SKA RRUG TJETER GJITHCKA PO NA IMPONOHET POR NE PO SHPJEGOJN NATYRALITETIN NJERZOR QART PER BALL TE GJITHEVE ,DUAM TE DREJTEN HAKUN SIKURSE JU DHE SPRANOJM PADREJTESI TE NA BEHET ,NE MENYR QE KUSHDO TE MATET ME NE ,TE BINDET SE FUNDIN E KA TE TURPESHEM PASI PER PADREJTESIN KESHTU FUNKSIONON

  3. Tërë respektin dhe admirimin tonë ke Albin Kurti. Burrë shteti ,shqiptar e patriot I vërtetë ,që ke bërë të funksionojë shteti dhe pse ke jo vetëm Serbinë,Rusinë,miqtë tanë perëndimorë por dhe Ramën vëllait “shqiptar ” kundër!! Jetë e shëndet gjithmonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *