• |
ide | kryesore

BIRN: Qindra qytetarë u privuan nga e drejta e votës në Himarë

Arkiva, Lajme, Të fundit
himarë



Megjithë pjesëmarrjen më të lartë se në zgjedhjet e vitit 2023, qindra qytetarë nuk arritën të votonin në zgjedhjet pjesshme vendore për bashkinë Himarë për shkak se dokumenteve të tyre të identifikimit i kishte kaluar afati skadimit.

Mesditën e të dielës, një 86-vjeçar ishte ulur në shkallët e kishës së Shën Mërisë në qendër të fshatit Vuno, në një aneks të së cilës ishte ngritur edhe qendra e votimit për zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak në bashkinë Himarë.

Edhe pse pak metra larg kutisë së votimit, i moshuari i cili tha se kishte dalë në pension kur Adil Carçani ishte akoma kryeministër, u shfaq i painteresuar për procesin zgjedhor dhe herën e fundit kishte votuar pesë apo gjashtë vite më parë.

I pyetur nga ky gazetar nëse ishte i zhgënjyer nga politika, ai më dha një shikim zhbirues dhe tha: “Nuk jam i zhgënjyer nga politika, jam i zhgënjyer nga demokracia”.

Pas zgjedhjeve të së dielës në bashkinë Himarë, ku qindra votuesve iu mohua e drejta për të votuar për kandidatët për kryebashkiak – shumica prej tyre të moshuar, numri i votuesve të zhgënjyer nga sistemi me gjasë është rritur.

Sipas kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në bashkinë Himarë ka rreth 6 mijë qytetarë që i ka skaduar dokumenti i identifikimit. Kjo shifër është e ngjashme me zgjedhjet e shkruara dhe me gjasë shumica e këtyre qytetarëve nuk janë rezidentë.

Celibashi u shfajësua duke vënë në dukje se nuk është institucioni përgjegjës për shtyrjen e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit, ndërsa shtoi se duhet të ishin kandidatët dhe votuesit që duhet të interesoheshin me Ministrinë e Brendshme për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së kartave të identitetit.

“Janë rreth 6 mijë votues të cilët dokumenti ose u ka skaduar ose u skadon deri ditën e sotme, dua të them që gati po e njëjta shifër ka qenë edhe në zgjedhjet e kaluara, nuk kishin një dokument ID të vlefshëm,”tha ai.

“Është interes që lidhet me vetë votuesit kandidatët dhe pjesëmarrësit në garë,” shtoi Celibashi.

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë mbahen pas arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit të zgjedhur nga radhët e opozitës, i cili më vonë u dënua për blerje votash dhe iu hoq mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kandidatët për kryebashkiak në Himarë janë Vangjel Tavo, nga Partia Socialiste dhe Petro Gjikuria, nga Partia Demokratike, i mbështetur nga PBDNJ dhe OMONIA.

Me profesion mjek, Tavo është zgjedhur disa herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Përpara se të kandidonte si kryebashkiak për bashkinë Himarë, ai mbajti për disa muaj postin e Prefektit të Vlorës. Ndërkohë rivali i tij Petro Gjikuria është një biznesmen shqiptaro-amerikan me origjinë nga Dhërmiu.

Në zgjedhjet e së dielës në Bashkinë Himarë kanë të drejtë vote 23,074 qytetarë, dhe deri në orën 18:00 kishin votuar 36% e votuesve. Duke marrë parasysh se të dhënat e pjesëmarrjes nuk janë përfundimtare, sakaq me 573 vetë, një rritje me 7% në pjesëmarrje. Rritja është e dukshme në të trija njësitë, por më e theksuar në Himarë.

Megjithatë, kundrejt pjesëmarrjes së lartë vetëm në një qendër votimi në Himarë fshat, komisioni i QV-së i tha BIRN se të paktën 10% të votuesve i ishte mohuar e drejta e votës për shkak të dokumenteve të indetifikimit të skaduara.

Në një deklaratë për shtyp kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, deklaroi se dokumentet e identitetit që u ka kaluar afati duhet të vazhdonin të ishin të vlefshme, pasi zgjedhjet e së dielës një vazhdimësi e zgjedhjeve vendore të vitit 2023.

“Në këto zgjedhje, mbi 6 mijë zgjedhës, u privohet e drejta kushtetuese e zgjedhjes, me mos nxjerrjen e vendimit përkatës nga qeveria, për të votuar me mjete identifikimi që u ka kaluar data e skadencës,” tha ai.

“Këto zgjedhje janë vazhdim i zgjedhjeve të 2023, dhe për rrjedhojë, duke qenë i njëjti mandat nuk duhej vendim i ri, ishte i mjaftueshëm ai i 2023,” shtoi Dule.

Akuza ndaj mazhorancës kishte dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Me urdhër te Edi Ramës sot nuk u lejuan të votojnë për shkak të datës së kartave të identitetit, qindra qytetarë të identifikuar kryesisht mbështetës të opozitës,” deklaroi Berisha.

“Ky është një akt i pa precedent, një krim shtetëror elektoral, dhunim i Kushtetutës që ka si qëllim të vetëm manipulimin e rezultatit zgjedhor,” shtoi Berisha.

Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte kritik për vendimin për të mos lejuar votues me karta identiteti që u ka skaduar afati.

“Përjashtimi i qëllimshëm antikushtetues i 6157 qytetarëve të Bashkisë së Himarës nga e drejta e votimit, me preteksin e skadimit të dokumenteve të identifikimit është një krim i shëmtuar elektoral i Edi Ramës në funksion të grabitjes së zgjedhjeve,” tha Meta. /Reporter.al


9 Comments

  1. Ku ndryshon edi rama nga Kim Jog Un ?
    Nje hajdut e kriminel i lindur,i biri i njenvrasesi kurresesi nuk mund te bashkjetoje ne Demokraci !
    Drejton nje Bande Kriminale si Partia Socialiste e degjeneruar nga dita 1 e lindjes se asaj Partie !
    Çfare mund te prese njerezia nga nje kriminel e bir krimineli si edi rama ?!
    Ka ardhur fundi dhe ska me fjals me te !!

  2. Nuk jane privuar nga e drejta por nuk mund te votojne sepse kunder ligjit. Nese dikush nuk eshte me rezident nuk ka dhe nuk duhet te kete te drejte te votoje. Ndodh ne cdo vend te botes. Mjaft me autobuzet me zgjedhes nga Greqia…Keta duan te imponojne vullnetin e greqise ne shqiperi.

  3. O rrace qire mavi po ata emigrante qe kane vite e vite ne emigrim si do vine te votojne ne zgjedhjet vendore.Apo jane rezident at .Ike o gruaqire nuk ka mbetur ligji te na i shpjegosh ti.

    1. Ore shtepiqire e familje shkerdhyer, ai qe nuk eshte rezident nuk voton per zgjedhje vendore. Zaten ndaj eshte ky vend ne kete fare feje se ca si ti jane idiote e kerkojne budallalleqe. Yttt idiote injorante..

  4. për turpin e Sali Berishës konkurron një figurë si Beleri. Zëvendësohet nga Gjikuria që janë i njëjti mall. Të dy kanë foto Vorio Epirit. E turpshme të kandidojë duke pozuar me një kauzë anti shqiptare.’Fitoje beleris prap o shpellkare te salihut

  5. Për këdo që hiqet që nuk e kupton që letërnjoftimet e skaduara janë të pavlefshme, provojeni dhe shkoni jashtë vendit edhe në Greqi po deshët me pasaportë të skaduar, do ju lejojnë të futeni në vendet e tyre apo jo?

  6. Pole.ike me idiote skisha degjuar ndonjehere. Kan pas kohe sa te duan ti rinovvojne kartat e identitetit, pse se kan bere kur e dinin qe u kishte skaduar. Dhe ne Athine ka konsullate e mbaron oune per 10 minuta. Meqe u ka skaduar karta identitetit, pse nuk votojne me pashaporte se dhe pashaportem e njeh ligji? Apo se dhe ate e kan te skaduar se kan marre greke n e su rruhet te rinovojne Shqiptaren. Per mendimin tim kjo eshte polemike pa lidhje komplet. Ne Greqi ste le njeri te votosh me dokument te skaduar apo me dokument tjeter qe nuk e njeh ligji, e njejta gje eshte dhe ne Shqiperi, s’eshte ndonje shkence e madhe.

  7. Zghedhjet e sotme kembane alarmi. Vetem ne nje bashki kaq te vogel por ne vemendje te shtuar u be mese e qarte qe ne shqiperi me PS e Rames ashtu si dhe ne PD e Berishes nuk ka patur dhe nuk do kete zgjedhje normale.

  8. O RRACE -MAVI-parlamenti do miratoje ligjin qe te votojne te gjithe emigrantet shqiptare qe kane qe ne 1991 qe jane larguar nga Shqiperia ti po ha mut kot o grua dhe moter qire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *