• |
ide | kryesore

Mediat greke: Akuza për manipulim të zgjedhjeve në Himarë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Mediat



Mediat greke i kanë kushtuar një hapësirë të rëndësishme procesit zgjedhir në Himarë. E përditshmja “Kathimerini” shkruan se këto zgjedhje u karakterizuan nga akuza të shumta manipulimi. Gazeta e njohur ka publuikuar edhe mesazhin nga burgu të eurodeputetit Fredi Beleri që nënvizonte çështjen e moslejimit të votuesve me karta identiteti të skaduara.

“Qeveria duhet të tregojë se nuk po manipulon vullnetin e zgjedhësve, se transferimi i votuesve nga çdo bashki socialiste në Himarë nuk ishte një taktikë e qeverisë dhe se ndalimi, si asnjëherë më parë, i votimit me letërnjoftime të skaduara nuk po bëhet me qëllim. Qeveria duhet të mbajë, të paktën pretendimet, siç ka bërë deri tani, duke përdorur institucionet “të pavarura”, që të duket se nuk po përdor asnjë mjet për të manipuluar këto zgjedhje!” – citoi “Kathimerini” reagimin e Belerit.

Ndërsa “Protothema” veçon numrin e lartë të votuesve në krahësim me zgjedhjet e kaluara. Sipas saj këto zgjedhje shënuan numrin më të lartë të votuesve në zgjedhje lokale në këtë bashki. Gazeta greke citon deklaratën e kandidatit të mbështetur nga minoriteti grek, Petro Gjikuria pas përfundimit të procesit zgjedhor që shprehu sigurinë se do të jetë ai fituesi i zgjedhjeve dhe që i bëri thirrje kundërshtarit të tij Vangjel Tavo që të bashkëpunojë për Bashkinë e Himarës.

“Ai akuzoi anëtarët e qeverisë shqiptare se po tentonin të frikësonin anëtarët e minoritetit, por siç tha ai kërcënimet e tyre ranë në vesh të shurdhër. Himarjotët treguan se nuk kanë frikë dhe pjesëmarrja e tyre ishte më e madhe dhe kjo tregon se nuk e ulën kokën”, – citon “Protothema” kandidatin e opozitës. ©LAPSI.al


3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *