• |
ide | kryesore

Përfshihet nga flakët gjatë natës automjeti në Elbasan

Lajme, Të fundit



Një makinë është përfshirë nga flakët në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së kaluar rreth orës 12:45 në rreth-rrotullimin e postës. Drejtuesi ka arritur të largohet dhe të shpëtojë pa dëmtime, ndërsa mjeti është shkrumbuar tërësisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit që kanë bërë të mundur fikjen e flakëve. Ende nuk dihet shkaku, por ka dyshime për një difekt në sistemin elektrik të mjetit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *