• |
ide | kryesore

SPAK sekuestroi pasuritë e Breçanit! Si e ndihmoi Dumanin të fshihej

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Metamorfoza” zbuloi grupin e strukturuar kriminal, ku mes emrave dolën dhe ish-zyrtarë, si Erzen Breçani.

Tashmë SPAK ka mbyllur hetimet dhe dosjen për 11 të hetuarit ia ka dorëzuar GJKKO për vendim. lidhjen e disa personave.

Sipas SPAK të pandehurit Bujar Ajeti, Adrian Cenaj dhe Erzen Breçani kanë përkrahur Nuredin Dumani i cili ishte në kërkim për kryerjen nga ana e tij të disa veprave penale shumë të rënda, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Të pandehurit Cenaj dhe Ajeti kanë strehuar dhe ndihmuar shtetasin Nuredin Dumani me qëllim që t’i shmanget drejtësisë në një moment kur për këtë person ishte caktuar një masë sigurimi nga gjykata. I pandehuri Erzen Breçani ka konsumuar veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, duke i dhënë informacione Bujar Ajetit si dhe Nuredin Dumanit në mënyrë që t’i shmangen arrestimit nga policia gjyqësore.
Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar si produkt i veprës penale, ndër të tjera, disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, të cilat i janë bashkëngjitur akteve të dërguara për gjykim si më poshtë:

1-Shoqëria “HEC DRITA ENERGY”, me pronar “R.O.S.P Breçani” shpk, i emëruar administrator për një periudhë kohore nga data 23.09.2019 deri në 23.09.2024 Eralbi Breçani

2- Automjeti markës “Audi”, modeli “RS Q8”, vit prodhimi 2020;

3- Automjeti i markës “Mercedez Benz”, modeli “G350d”, vit prodhimi 2017;

4- Llogari bankare në shumën prej 75.000 (shtatëdhjetë e pesëmijë) euro.


8 Comments

  1. o bushat, ose ti mjeker taleban shkullak, a keni bith ju te thoni e te beni nje shkrim te tipit kazan, e te na rrefeni se ca lidhjesh ka ky tipi me Sali Berishen?????? pra lidhje familjare, biznesi, etj
    keni bith?????
    se per te gjatin e rames, ca nuk keni shkrujt, ja tju shofhim njehere se medemek cfare PROFESIONISTESH JENI

  2. Sepse i gjati jot ka lidhje me bandat. Pse Breçani është tropojan dhe duhet të ketë lidhje të forta me Berishën. Po mirë Dumani kriminel ça lidhje ka me Dumanin e Spak që kanë dhënë mbiemër. Po Rama ça lidhje ka me dy vëllezërit Rama që futën në kurth Belerin??
    Pra siç ti mendon që Breçani vetëm se është tropojan ka me doemos lidhje me Berishën,pse Dumani prokuror të mos ketë lidhje kriminale me Dumanin kriminel!! Po ashtu dhe Rama kryeministër pse mos të ketë futur dy vëllezërit Rama që kanë një mbiemër me kryeministrin për të futur në kurth Belerin. Janë te tre nga Himara dhe kanë lidhje fisnore si dhe Dumani kryeprokuror me Dumanin vrasës që dihet që e ka në fis!!!

  3. O 16;22!! Po të kishte lidhje dhe Lapsi do t’i rrëfente sepse Bushati nuk shquhet për ndonjë dashuri të madhe për Berishën!! Dhe nuk se e ka kursyer për Gërdecin e 21 janarin!!!
    Nuk ka asgjë të lidhë atë me Breçanin dhe aq më keq të vesh dyshimin se kanë lidhje kriminale!!!!
    Pastaj nëse nuk do Lapsi se është kazan siç thua ti e kumandari Rama ,ka plot të tjerë që i ka nën hyqëm që do ta bënin!!
    Lidhje kriminale ka vetëm Rama dhe rilindja që po dalin e që do dalin.

  4. Ne Himare ai humbi shume me teper se zgjedhjet. I detyruar t’ua shese Himaren qarqeve shoviniste radikale, me shpresen e deshperuar se keshtu do te mund te cele nje kanal komunikimi diplomatik qe do te mund te thyeje sadopak izolimin nderkombetar, ai iu tregoi shqiptareve se, per hallin e vet eshte gati te shese vendin, partine, fytyren, shpirtin, gjithcka.Nuk ka nevoje te shkruaj bushati,dumanin kriminel e vrases e di e gjithe shqiperia qe perdorej nga krimineli i heshtur i familjes berisha Lumneshi qe e perdorte per te zhdukur njerzit qe nuk i pelqenin salihut dhe klanit te tij mafioz Trusti i Geshtenjave.

    1. mire qe ky eshte malok po keta qe jane sot ne polici jane me te mire te gjithe nje mut jane te gjthe te lidhur me krimin ,policia rrugore ,kriminale jane bere te pasur kane vila ebiznese me nje rroge te qelbur me thuaj pak me cfare i kane bere prandaj ik ha groshe e pirdh se lirohesh.

  5. Nese eshte sikur edhe 1% e vertete athere eshte shume e frikshme .
    Nuk po marrim vesh se kush eshte polici e kush krimineli , kush eshte politikani e kush eshte mafiozi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *