• |
ide | kryesore

Video/ Strakosha pësoi gol skandaloz nga porta në portë: çfarë po ndodh me portierin e kombëtares

F1, Sport, Video
Strakosha



Nuk ka paqe për portierin e kombëtares Thomas Strakosha. Pas aventurës së palumtur në Premier League, ku pothuaj nuk e pa fushën kurrë me Brentford, titullari i kuqezinjve në Euro 2024 u transferua në Greqi te AEK. Shumë e konsideruan një hap prapa në karrierën e tij, por gjërat kanë shkuar nga keq në më keq. Strakosha, në ndeshjen kualifikuese të Conference Leaguekundër Noah bëri një përfaqësim katastrofik kulmuar me golin e pësuar nga porta në portë.

AEK e humbi me rezultatin 3-1 ndeshjen përballë Noah e tani në shënjestër të kritikave është Thomas Strakosha. Portieri i Kombëtares shqiptare u bë viral për golin e dytë që pësoi. Portieri kundërshtar i shënoi me goditje nga porta e tij në fundin e takimit. Por nuk ishte vetëm ky gabimi i mbrëmjes së portierit kuqezi. Një gafë e tij në minutën e 33 i dha mundësinë armenëve për të barazuar. Më pas ndodhi dhe përmbysja, që e ka vënë atë në bankën e të akuzuarve.

ÇFARË PO NDODH ME PORTIERIN E KOMBËTARES?

Largimi nga Lazio duket se ka shkatërruar moralisht portierin Strakosha. Te Brentford në dy sezone u parakalua nga portierët e tjerë, madje edhe kur David Raya u transferua te Arsenal. Mes dëmtimeve hipotetike e mungesave edhe në pankinë, Strakosha nuk bindi askënd në Angli. Kthimi pas 12 vjetësh në Greqi, aty nga e nisi, u mendua se do të vlente për stabilitetin mes shtyllave të portierit të kombëtares, ku Sylvinho besoi në Europianin e Gjermanisë e për të thënë të vërtetën bëri mirë. Vetëm se gjërat precipituan me shpejtësi.

Lexo më tej: Zyrtare, Strakosha kthehet në Greqi pas 12 vjetësh: firmos me AEK

Në të gjitha performancat e bëra për AEK Strakosha ka qenë defektoz dhe kjo që ndodhi mbrëmë në transfertë, është qartë humbje e besimit në aftësitë e tij. Ndoshta ishte më mirë kur nuk luante në Angli, në krahasim me dramat që po shkakton tani edhe në një kampionat me nivel shumë më të ulët se Premier League. E në këtë pikë, edhe vetë Sylvinho duhet të drithet, para debutimit në Nation League në fillim të shtatorit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *