• |
ide | kryesore

VIDEO/ Ç’po ndodh në Vlorë, RENEA rrethon një hotel në Lungomare

Arkiva, Lajme, Të fundit
vlorë



Forcat RENEA po zhvillojnë një operacion ‘blic’ në Vlorë. Mediat raportojnë se forcat speciale të policisë kanë rrethuar zonën pranë Rrapit në zonën e Ujit të Ftohtë.

Ende nuk dihet se për çfarë aksioni bëhet fjalë, pasi policia e Vlorës nuk është lajmëruar. Sipas të njëjtave burime dyshohet se në këtë zonë fshihen persona me rrezikshmëri kriminale dhe që janë të shumëkërkuar nga drejtësia.

Ka edhe një raportim tjetër sipas të cilit dyshohet se një person i armatosur është futur brenda ambienteve të një hoteli. Në vendngjarje kanë mbërritur FNSH dhe Forcat Shqiponja, të cilat kanë rrethuar hotelin ku ndodhet personi i armatosur.

Edhe një ambulancë është prezente aty. Sipas të njëjtit burim dyshohet se ai është një person i shpallur në kërkim, i cili mund të jetë i armatosur.


Lajmi po përditësohet… ©LAPSI.al


1 Comment

  1. Keni dy dite qe e keni dhene lajmin,dhe pytjen njekohesit e akoma nuk keni nje pergjigje! Gazetari….ari!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *