• |
ide | kryesore

Shpallen në kërkim motrat që dhunuan me shishe qelqi 24-vjeçaren në një lokal

Lajme, Të fundit



Policia ka shpallur në kërkim dy motrat Berisha pas denoncimit të blogeres Klea Prenga se ishte dhunuar teksa darkonte në një lokal në Tiranës. Ngjarja është regjistruar sipas saj të martën e 6 gushtit, ndërsa denoncon se personi që e ka dhunuar është dërguar nga motrat Berishaj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal.

Këty dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.


17 Comments

  1. çfare mjerimi,niveli i arsimimit ne diten me te zeze .Ju rrofshin shkollat qe gjoja mbarojne keto se trung hyjne e trung dalin …..

  2. Enver Hoxha: dua shoqeri te shendetshme, jo ligje te forta. Ka ardhur koha qe figura e ketij burri shteti te ringrihet ne piedestal.

    1. Në fakt që janë lajme boshe kjo është e vërtetë, por dhe sulmi I kryer nga dy femra kundër një femre në atë mënyrë është jashtë çdo llogjike njerëzore!!!

  3. Muhabet kurvash. As ja vlen te merresh me keto. Tek e fundit jane bere muhabete te rendomta se eshte mbushur Tirana plot me buce e drogaxhinj. 1 me shume, dy me pak.. asgje nuk ndryshon

  4. SHPALLEN “NE KERKIM” O RROTA KARI
    AS SHQIP NUK DINI

    JO SHPALLEN NE KERKIM (SHPALLEN NDERSJA KETA KERKOJNE APO ATO KERKOJNE)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *