• |
ide | kryesore

Debati për Urën e Ibrit/ Paralajmëron Vuçiç: KFOR të mos e lejojë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se pret hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Kosovë, më 14 ose 15 gusht, si dhe instalimin e liderëve të rinj serbë në këtë vend nga agjencitë e huaja, pa ofruar ndonjë dëshmi. Ai i ka bërë këto deklarata në kohën kur autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se ura kryesore mbi Ibër – që ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare, me Mitrovicën e Veriut, me shumicë serbe – duhet të hapet plotësisht për qarkullim.

Aktualisht ajo është e hapur për këmbësorë, por jo edhe për makina, dhe në të patrullojnë karabinierët italianë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Vuçiç i ka bërë thirrje KFOR-it që të mos lejojë hapjen e urës. Presidenti serb ka pretenduar që figurat e reja serbe, që sipas tij, do të instalohen në Kosovë, “do t’i portretizojnë si trima edhe pse nuk janë, dhe do të përpiqen t’i ndajnë nga Beogradi” dhe që ata t’i përgjigjen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“Më lejoni t’ju them menjëherë se nuk do të funksionojë”, ka thënë Vuçiç në një konferencë për media, pa përmendur në mënyrë specifike ndonjë agjenci. Partia më e madhe e serbëve në Kosovë është Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it në Kosovë, kanë thënë publikisht se nuk mbështesin hapjen e urës në këtë kohë.

Lexo më tej: A është real rreziku i antiamerikanizmit? 

Vendet e QUINT-it janë: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuara, Italia, Gjermania dhe Franca. Bashkimi Evropian ka thënë, po ashtu, se Prishtina zyrtare nuk duhet të marrë “vendime të njëanshme”. KFOR-i ka thënë disa herë në ditët e fundit se nuk do të hezitojë të veprojë nëse vëren veprime afër urës që mund të cenojnë sigurinë e qytetarëve.

Autoritetet e Kosovës kanë nisur të bëjnë inspektime për hapjen e urës dhe më herët gjatë javës kanë kontraktuar një kompani për të vlerësuar fuqinë mbajtëse të urës, para hapjes për qarkullim të automjeteve.

Kosova dhe Serbia janë pajtuar për hapjen e urës, fillimisht më 2015, më vonë më 2016, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Hapja e saj është zvarritur disa herë, dhe faktori ndërkombëtar kërkon që kjo çështje të jetë sërish temë dialogu./REL


1 Comment

  1. PO SU THA ,E VERTETA NGA CDO KENDVESHTRIM NUK CLIROHEMI NGA PADREJTESIJA ASNJE AS ATO VET QE ORJENTOJNE DHE VEPROJNE DHE AS NGA KOSTOT E SAJ thotë:

    DHE PO SU PRANUAN DOMOSDOSHMERIT,PER ANGAZHIMET,PRITSHMERIT DO JEN ,AS ME SHUM DHE AS ME PAK SE SA TRISHTIM NDESHKIM ZHGENJIM , ,,,VERTET DIKUSH NE KETE BOT KA PUSHTET PARA FUQI ,POR NESE NUK MENAZHOHEN ORJENTOHEN SIPAS DOMOSDOSHMERIVE AI LLOJ PUSHTETI NUK KA SUKSES VECSE RENJE PIKJAD ,JU FTOJ ,ME MENDONI FLISNI DHE VEPRONI VETEM PER QARTESIN SIGURIN ,ZGJILLJET PAQEN SHPRESEN SHPETIMIN TUAJ ,MOS MENDONI PER ASKEN DHE ASGJE TJETER VETEM VETEN TUAJ POR NESE MENDONI SE SHPETIMI JUAJ JU VJEN DUKE PLACKITUR RRENUAR DHE ZHDUKUR TJERET ,NE KETE PIK VERTET NUK JU VJEN AJO CFAR PRISNI POR E SIGURT VETEM CMIMI I ASAJ CFAR VEPRONI, BOT KA MILIONA VITE QE EKZISTON POR EKZISTENCEN NUK E MBAJTI, PADREJTESIJA TEJKALIMI MASES ,SEPSE HITORIJA TREGON QE SA HER NJERZIT TEJKALUN KUFIJT QE Z&OTI PERCAKTOJ AO I SHKATRROJ EDHE TANI NJEJTE PO DUKET, MOS SHIKONI SUPERMACIN DHE SUKSESIN NISUR NGA DOBESIJA TJETRIT ,SEPSE PRAN TE DOBTIT QENDRON MESHIRA ZOTIT FUQIJA TIJE ,NE VERTET PO SPROVOHEMI ME GJITHCKA ,POR NGA KETO SPROVA DIKUSH FUNDOSET DHE DIKUSH FITON SHUM ,UROJ PER SEJCILIN BANOR TE TOKES TI THOJ VETES TE MOS JEM UN AI HUMBESI I PERJETESHEM , CESHTJA NUK ESHTE VETEM NIVEL FJALE KU ESHTE LOGJIKA O NJERI BINDJA O NJERI URTESIJA JOTE O NJERI TTE PRANOSH SHKATRRIMIN TEND NE VEND TE SHPETIMIT TE HASH SAPUNIN PER DJATH NDERSA GJITHCKA SHIHET QART NUK U BINDE SE CFAR TE MBJELLESH DO TE KORRESH , E SI MASHTROHESH KAQ LEHT, AKOMA MENDON SE LIGJIN RREGULLIMIN E BEN I FORTI ,PA NA THONI CILA ESHTE FORCA JUAJ PER PRETENDIMIN , A MUND TE ZHBENI GABIMET PESIMET NDRYSHIMET ,QE KAN ARDHUR NGA JU MUND TI KRIJONI ZGJILLJE EGOS PER DESHIRAT QE KENI PA CENUAR ASKEN , KETO SI KENI KUR SKENI FUQI KUNDER DOMOSDOSHMERIVE ,TI ORJENTONI SIC DESHIRONI , DOMOSDOSHMERIT KAN AFTESIN ,TJU NENSHTROJN EKZISTENCIALISHT NE CDO KUPTIM OSE TI PRANOJM DHE ZBATOJM PERSHTATEMI ,KUJDESNI DJEMA MOS BENI PADREJTESI , PASI PADREJTESIJA ESHTE BORXH QE PACMANGESHEM DO PAGUHET KU SA ME SHUM THELLOHESH AQ ME SHUM RRITET BORXHI,JU E DESHIRONI TE DREJTEN HAKUN TUAJ DHE SPRANONI PADREJTESIN ,VADH SI MENDONI SE TJERET NGA TEKET TUAJA KAN HEQUR DOR APO MUND TE HEQIN DORE NGA ,LIRIT TE DREJTAT ,PASI BRENDA TYRE QENDROJN ZGJILLJET E JETES VET JETA KETO JAN PJES IMUNITETI INSTINKTI REFLEKTUES, PER CDO QENJE NJERZORE QE ZOTI I DHA KU NESE SDO TE NA I KISHTE DHENE ,DO ZHDUKESHIM BRENDA NATES,POR DHE KUSH DON TJA RREMBEJNE TJETRIT ,DO PERBALLEN ME SHKALLEN E INSTINKTIT REFLEKTIMIT IMUNITAR TE MASES NJERZOR E GJE QE NESE VAZHDON PO TE MATEJ ME MASE ME SHUM DHE ME AFER NJERZIMI KA FUNDIN E TMERRSHEM SE VAZHDIMIN QARTESUES,PRANDAJ ZOTERINJE JU THEM JETONI JU ME LIRIT DHE TE DREJTAT TUAJA POR NA LINI TE JETOJME EDHE NE DHE GJITH SE BASHKU TE PRANOJM DOMOSDOSHMERIT DHE JUSTIFIKOJM PERGJEGJSIT NE MENYRE QE TE KEN ZGJILLJE NEVOJAT KOLEKTIVE E DREJTA ESHTE E SHEJT PER TE GJITH HAKU KUSH FUT HUNDET ATY PADISKUTIM RRENIMI ESHTE KRRIJUAR TA GODAS PADREJTESIJA NUK TRIUMFON KUJDES MUNDOHUNI TE SHPETONI VETEM VETEN GARANTONI VETEM SHPETIMIN E VETES DHE SEJCILI TE NDJEHET MIR MOS U SHGENJENI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *