• |
ide | kryesore

Kur ka të drejtë dhe kur manipulon Rama për mercenarët e Parisit

Arkiva, Kryesore, Lajme
rama paris



Chermen Akhsarbekovich Valiev quhet sportisti që i dhuroi medaljen e bronzit Shqipërisë në Lojërat Olimpike në Paris. 26-vjeçari nga Osetia Veriore, me emrin aspak të lehtë për t’u fiksuar në memorie, e fitoi medaljen në mundje, stil i lirë.

Për Shqipërinë kjo ishte e para medalje në lojërat olimpike. (foto poshtë)

Të nesërmen, (e dielë) çeçeni Islam Dudaev përsëriti suksesin. Edhe ai mori medalje bronzi në mundje, që vlen po aq për t’u bërë pjesë e historisë modeste të vendit tonë. (foto poshtë)

Si Çermeni, ashtu edhe Islami sapo kishin provuar shijen e fitores në Paris, kur ka ndodhur një ndërhyrje gati brutale nga politika e Tiranës për t’ia vjedhur në një farë mënyre suksesin ekipit të mundjes.

Ishte Edi Rama që përshëndeti fitoren e Valiev me një mesazh të parë, ku ndjehej gjithandej ritmi i refrenit bajat “kjo nuk do të ishte bërë e mundur pa fitoren e partisë socialiste”.

Në përgjithësi, përpjekjet e politikës për të vjedhur diç nga triumfi dhe lavdia e sportit, lënë një shije të hidhur. Por po ta gjykosh ftohtë, nga mënyra si e shtroi kryeministri çështjen, s’ke si ta kundërshtosh.

“Shqipërisë,-shkruante Rama në mesazhin e parë,- jo nuk i ikin më talentet sportive të lindura këtu, po talente të lindura gjetkë e zgjedhin si atdheun e dytë për t’u stërvitur në kushte optimale”

mesazhin e dytë, ai flet për një garë që ka mes skuadrave të Europës. Edhe vendet e tjera janë në kërkim të sportistëve që i sjellin medalje.

“Në kohët e sotme,- shkruan ai,- në plot skuadra kombëtare të vendeve të Europës, në gjithëfarë disiplinash sportive, ka sportistë të lindur gjetkë dhe të birësuar nga vende të ndryshme për të arritur sa më shumë rezultate për flamujt e tyre, po as nuk kanë si ta dinë se çfarë gare bëhet nga federatat e komitetet olimpike për birësimin e këtyre talenteve”.

Faktet i japin të drejtë. Dy mundësit, Dudaev dhe Valiev do të marrin secili nga 50 mijë euro shpërblim. Pas shpërblimitdo t’u ofrohet edhe një vend pune në ushtrinë shqiptare, në gradën “kolonel”. Nëse pranojnë, kjo përkthehet në një rrogë të mirë dhe një pension po aq të lakmuar.

Nëse qeveria e Ramës nuk do ta kishte hapur thesin, a do vinin sportistët, njëri nga Osetia e Veriut dhe tjetri nga Çeçenia për të garuar për Shqipërinë? Sigurisht që JO!

Prandaj kur mburret, në stilin tipik të recitimeve krenariste, për kontributin e tij në garën e Parisit, Rama nuk flet pa baza. Dy mundësit nuk kanë asnjë lidhje në origjinë, histori apo kulturë më Shqipërinë. E vetmja arsye që janë këtu janë kushtet që u plotëson qeveria.

Triumfi i Islam Durdiajev në Paris
Triumfi i Valiev në Paris

Në mesazhin që shkroi, kur uroi medalistin e parë Chermen Akhsarbekovich Valiev, kryeministri Rama shkruan edhe për një histori të re që në vite do të sjellë fryte të tjera të gëzueshme falë lëvizjes masive sportive për fëmijët dhe investimeve masive në palestra e në infrastrukturë sportive që do të vazhdojnë”.

Vitet e fundit, askush nuk ka dëgjuar për ndonjë “lëvizje masive sportive për fëmijët”, që mund të nisë një histori të re.

Eshtë e vërtetë se është folur shumë për rikthimin e basteve sportive nga të cilat mund të ketë një shtim të investimeve në sport. Por kjo nuk ka ndodhur ende.

Edhe në statusin e dytë, kur i përgjigjej Berishës për medaljet e Parisit, Rama vazhdoi të përmendë “kultivimin e farës së lëvizjes sportive nga moshat më të vogla”.

“Sporti kombëtar nuk ngrihet as me frymën e shenjtë, as me dritëshkurtësinë kinse patriotike të mizës nën kësulën politike e të mushkonjave që i shkojnë mbrapa, e as thjesht e vetëm pse do një qeveri e radhës, po ngrihet me vizion e strategji afatgjatë, duke kultivuar farën e lëvizjes sportive nga moshat më të vogla dhe duke u mbështetur në partneritete të forta me Komitetin Olimpik të vendit apo Federatën e Futbollit” propagandoi ai.

Ndryshe nga çfarë lëshohet në mesazhet e propagandës bajate, e vetmja “farë që ka kultivuar” qeverisja e Ramës vitet e fundit është ajo e kullave dhe kazinove që shtohen dita-ditës në Tiranë. Në të kundërt, fushat e sportit thuajse janë zhdukur. Aty ku nuk ndërtohet një pallat, hapësirat shndërrohen sa hap e mbyll sytë në parkingje makinash. Palestrat e shkollave janë të vetmet hapësira ku gjallon sporti për moshat e vogla.

Vetë fakti që Shqipëria paguan para për të blerë sportistë të huaj dhe arrin nëpërmjet tyre tek medaljet e Lojërave Olimpike, është prova më e mirë e dështimit me talentet e moshave të reja. Në Shqipëri, talentet nuk zhvillohen dhe e vetmja mënyrë për të garuar në nivel ndërkombëtar është stërvitja në klubet e huaja.

Prandaj dhe triumfi i parë i Chermen Akhsarbekovich Valiev u shoqërua me polemika. Sepse ai është zbuluar si talent dhe është zhvilluar më pas në palestrat e Osetisë së Veriut. Vërtet ngriti flamurin shqiptar në Paris dhe për këtë do të shpërblehet mirë. Por më shumë se shqiptarët, ai ka bërë krenarë trajnerët e tij  në Osetinë e largët./Lapsi.al

LEXO EDHE: Rama ia fut Berishës për medaljen olimpike të Shqipërisë 


13 Comments

  1. është një rekord që i bën mirë Shqipërisë. Jo të gjithë janë të detyruar të gëzohen për Shqipërinë, dhe Berisha është në krye të kësaj liste sa herë është në opozitë. Ai madje mërzitet dhe pse lind dielli, kur nuk është në pushtet.Cfare mendesie gazetareske kur i quan mercenare dy fituesit e medaljeve te bronxta ne Paris,bota ka vite qe eshte me sportiste te vendeve te tjera dhe konkurojne per nje shtet tjeter,por gazetarucet e lapsit duhet te ishin ne mendesi komuniste si shpellkari salih karaxhic berisha.

    1. Bajron, Çajld Haroldi

      54. Në kishen Santa Korçe ndihet hi / Që e bën edhe më të shpejtë, hi që vlen/ Sa vlen pavdekshmënia, edhe po s’pati/ Asgjë përveç së djeshmes e kësaj/ Vorreze me këta te përdëllyr/ Q’i mori kaosi : këtu po çlodhen/ T’ Anxhelos e të Alfierit kockat,dhe/ Të Galileut hyjnor me gjithë brengat;/ Këtu u pror nga erdhi balta e Makiavelit./

      55. Këta të katër shpirtra, si element, / Mund ta krijonin botën ; Itali!/ Koha që të ka ndarë mijëra copë/ Kondoshin imperial, do t’i mohojë,/ Si ka mohuar në çdo vis, shpirtrat/ Që çohen nga germadha. Prishja jote / E mbarsur është me hyjni te re,/ E pshtjellur prej një rreze të ringjalljes; / Si kanë qenë ata, Kanova është sot.

  2. Vërtet në kohën e Ramës ka patur disa suksese sportive, si pjesmarrja në dy kampionate europiane, apo ngritja e stadiumeve në Shkodër , Elbasan dhe Tiranë.
    Mirëpo pa heqjen e vizave që bëri Berisha, ne nuk do të shkonim dot të shihnim kampionatin europian, apo olimpiadën në paris.
    Është meritë e Berishës gjithçka ne kemi arritur në sport dhe kudo.

  3. Një çift po flinte dhe papritur gruaja zgjohet nga gjumi, dhe më pas zgjon edhe burrin.

    Burri: Ç’ke moj grua?! Pse më zgjove?

    Gruaja: Pashë një ëndërr, sikur merrja pjesë në olimpiadën në Paris dhe fitova medaljen si gruaja më e pasur dhe më me fat në botë. Por unë nuk jam e pasur dhe as me fat.

    Burri: Vërtet? Për këtë më zgjove? Kurse unë po shihja një ëndërr sikur isha për pushime në Maldive me nja dy gra.

    Gruaja: Me dy gra të tjera? Po unë isha atje?

    Burri: Jo, ti ishe në Paris, në Olimpiadë.

    Gruaja: E shikon sa pafat jam!

    Burri: Jo moj grua, se po tallem me ty! Nuk isha në Maldive. Isha te psikologia bashkë me ty.

    Gruaja: Ou! Ça tha psikologia për ne?

    Burri: Tha që kemi një raport të shkëlqyer psikologjik. Njëri nga ne është psyko dhe tjetri logjik.

    Gruaja: E kush ishte ai logjiku? Ti? Dmth unë qënkam psikopatja?

    Burri: Jo moj grua, prapë po tallem me ty! Aman më lër rehat të fle gjumë se do vete në punë nesër!

  4. Kjo eshte nje estrade e turpshme qe ska as kuptim as emocion e as moral, nuk e kuptoj pse perzihen komentet politike. Keto sjane as shqiptare, as nuk jetojne ne shqiperi, as nuk flasin shqip, as nuk jane produkt i shqiperise, e as nuk trajnohen nga shqiptare. Keto jane Ruse nga Çecenia e Dagestani qe nuk marin dot pjese pasi Rusia eshte perjashtuar si pasoje e luftes dhe jane te deshperuar te marin pjese per interesat e tyre vetjave, nderkohe keto palaçot tane qe i kane bere pjese te skuadres shqiptare po na e shesin si fitore shqiptare. Mjere ai qe deluzionon veten. Mendoj qe sportet kombetare jane shume me teper se nje biznes pa parime e moral qe kerkon fitoje aty ketu.

  5. Bravo 22:48
    Keto Kaukazianët mire bëjnë qe marrin medaljet.
    Por grabitja dhe plaçkitja e bastardëve mavi duket nga fotoja paçavure e “flamurit made in china” në foton në krye të arrikullit.
    Ajo copë leckë e rrullur dhe zhublavitur tregon sa e vlerësojnë Flamurin bastardet e narkoshtetit të bandave.

    1. Sindroma e Stokholmit.
      Vertet ka vdekur Osama bin Laden, dhe eshte hedhur ne detë?
      Politika, Papa Benedetto XVI.
      Papa Francesco.
      Feja e Jezu Krishtit? A ishte vertet i biri i Zotit?
      Dhe virgjër Maria, Mrekullitë e sajë ?
      Mrekullia e Jezusit?
      Islami, shpata e tyre, xhamit luksoze të veshura me arë, per ndonje mrekulli?
      Ardhja e birit te Zotit ne tokë? Per të shpëtuar botë e luksit?

      Bota e mierimit vuanë nën peshën e shtypjes dhe shfrytëzimin me qindra vite! Luftra pa pushim , lumej gjaku kanë rrjedhur, shkatërrime pa fund janë bere per te gjetur punë ne sistemin e vjedhjeve. Dhe ajo bota e te pasurve hipokritë, politikës korruptuar, injoruar Zotin dhe besojnë se me bekimin e Vatikanit hipokritë ka per shpëtuar kyt sistem i degjeneruar.
      Klima? uragani, termetet, përmbytje, vullkanet, kanceri, malarja, kolera, covid 19, vdekje? Prse? Helmi radioaktive? E fëmije te deformuar? Sistemi gay?
      Dollari, Euro, ari , bomba atomike, F16, B52, satelitët, NASA, avionet presidencial, kështjellat, ishujt, balerinat, droga , putane, dhe lufta e njerëzimit per te gjetur lumturinë ne nje sistem politiko shoqërore qe ka kaluar çdo kufi te rraces njerëzore. Degjeneruar!
      Kafshët jane krijesë e Zotit te bekuara, si cdo gje ne na rrethon, nga miza, kribi e deri te elefanti, toka, malet, dielli, ajri e uji, yjet, gjithësia.
      Ne njerëzit me makina luksoze, avione privat, banka e fabrika, me grada shkencore, profumati , eleganti, fizikun te daltëuar me bukurinë, familja e tyre, epshet, liria, tradhtia , fëmijët e tyre dhe të të tjerëve që lindin fajtor? Seleksinimi i rraces, dhe super per rraze? Per epshet e nevojat minifunin nuk mundemi te krahasohemi me kafshët!
      Atëherë kur ata i luten Zotit, harrojnë te jene te gatshëm te paraqiten para Tijë.

  6. ore,akoma nuk e kuptoni,qe mavit,jane sekt satanik i ligjeruar.keta as edhe nje sekond te vetme,nuk kane humbur,per te bere gjenocid,trafik droge,vjedhe ne qindra miliard euro,shitje te Shqiperise,thua sikur eshte prone e tyre.medaljet,jane pjese e propagandes se llojit me te ndyre ekzistent sot ne bot.

    1. Rilindja është nona e gënjeshtrës . Nuk ka ç’i duhet flamuri kuqezi me shqiponjë (origjinali). Prandaj quhet Rilindja mavi, Rilindja e Sorosit, Rilindja e bythës. Me lines apo pa lines s’ka rëndësi. Rëndësi ka gënjeshtra. Dhe vetëm për-para!! Me bythë kuptohet.

      1. Po tamam ashtu, Rilindja bën përpara vetëm me bythë se me gojore e theu S.Gjici tabunë. Prisni skandale të reja qeveritare në shtator! Edhe me pullë të kuqe. Mos më thoni që s’ju thashë pastaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *