• |
ide | kryesore

Biden sqaron sërish arsyen e heqjes dorë nga gara presidenciale: Kisha frikë se beteja do të shpërqendronte demokratët

Lajme, Të fundit
Presidenti Joe Biden ka mohuar thashethemet që qarkullojnë ditët e fundit për një tërheqje të mundshme. Në një deklaratë, Biden ka thënë se mezi pret të kthehet në fushatë javën e ardhshme. Ai u la të reflektonte alternativat gjatë fundjavës



Presidenti i SHBA Joe Biden ka sqaruar sërish arsyet se pse hoqi dorë nga gara për një tjetër mandat presidencial. Gjithashtu Biden shprehet se kishte frikë se beteja brendapartiake për kandidaturën e tij do të ishte një shpërqendrim i vërtetë për demokratët dhe se prioriteti i tij më i lartë ishte të mposhtte Donald Trump në nëntor.

Biden, gjatë intervistës së tij të parë pas këtij vendimi deklaroi se nuk kishte asnjë problem serioz me shëndetin e tij. Sakaq presidenti amerikan u zotua se do të bëjë fushatë për Kamala Harris.

“Ne duhet, ne duhet, ne duhet të mposhtim Trump. Dhe unë isha i shqetësuar nëse do të qëndroja në garë. Ju do të më intervistonit, pse tha Nancy Pelosi, pse e bëri këtë dhe mendova se do të ishte një shpërqendrim i vërtetë.”, tha ai për CBS News.

Po ashtu gjatë intervistës së regjistruar paraprakisht dhe të transmetuar të dielën, Biden bëri disa lapsuse, por në përgjithësi dukej më koherent se gjatë debatit të drejtpërdrejtë televiziv.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *