• |
ide | kryesore

Ktheu lokalin në pikë shitje të køkainës, arrestohet pronari dhe truproja në Durrës

Lajme, Të fundit
Qarkullonte me armë me vete, arrestohet një person në Durrës (Emri)



Dy të rinj janë arrestuar në Durrës në kuadër të operacionit antidrogë “Tempulli”.

Sipas policisë, në pranga ka rënë një 27-vjeçar pasi e kishte kthyer lokalin që administronte në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar në një biznes droge, ku përdorej dhe shitej kokainë. Policia njofton gjithashtu se në pranga ka rënë dhe 33-vjeçari, i punësuar në mënyrë të paligjshme si bodyguard, i cili ua shiste lëndën narkotike klientëve të lokalit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Repeat”. Kishte përshtatur lokalin që administronte, për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike, vihet në pranga 27-vjeçari.

Në pranga dhe 1 shtetas i punësuar në mënyrë të paligjshme, si bodyguard, i cili ua shiste lëndën narkotike kokainë, klientëve të lokalit. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë dhe një përforcues grushti.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli”, se një lokal në lagjen nr. 13, ishte përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës finalizuan operacionin policor të koduar “Repeat”.

Nga ndërhyrja e menjëhershme në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit D. T., 27 vjeç dhe D. Sh., 33 vjeç, të dy banues në Durrës. 27-vjeçari kishte përshtatur lokalin që administronte, për përdorim dhe shitje të kokainës, ndërsa shtetasi D. Sh., i punësuar në kundërshtim me ligjin, bodyguard në këtë lokal, ua shiste këtë lëndë narkotike, klientëve të lokalit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 


1 Comment

  1. E moren ne qafe kete popull. Por keta nuk duan tia dine per femijet e tyre, jo per njerezine. S’ka lokal e lavazh qe nuk shet ne mes te Tiranes, por keta nuk i kapin sepse jane nen mbrojtjen e policise se shtetit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *