• |
ide | kryesore

Prej 6 ditësh në flakë/ Bie intensiteti i zjarrit në Malin e Thatë në Pustec

Lajme, Të fundit



Prej 6 ditësh Mali i Thatë në Pustec ndodhet nën pushtetin e flakëve. Raportohet se mëngjesin e sotëm intensiteti i flakëve ka rënë ndërsa pas pak orësh, do të shihet më qartë nëse do ketë agravim të situatës apo jo (nga era) e nëse po do ketë ndërhyrje nga ajri.

Zjarri është në një territor të thyer dhe në një distancë të largët nga zonat e banuara duke mos i rrezikuar ato. Në terren ditën e sotme kanë zbritur rreth 70 forca, te shërbimit të MZSH-ve, të Forcave të Armatosura te Repartit Ushtarak Drenovë (Korçë), atyre të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor, etj.

E gjithë sfida është që të mos preket bimësia e lartë, forcat po bëjnë të pamundurën për të izoluar flakët dhe ngushtuar perimetrin. Sipërfaqja e djegur deri tani me përafërsi është 200 hektarë, pjesa më e madhe me kullota dhe një pjesë e vogël e sipërfaqes është prekur kurora e gjelbër.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *