• |
ide | kryesore

Qëlloi me armë drejt një makine, shpallet në kërkim 29-vjeçari, e pëson drejtuesi i mjetit

Lajme, Të fundit
Tiranë



Një 29-vjeçar, banues në fshatin Dukagjin i Ri është shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti.

Ndërkohë është vënë në pranga drejtuesi i këtij automjeti, sepse gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi municioni luftarak.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë arrestuan shtetasin S. M. (A)., 30 vjeç, banues në Mamurras, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. S., alias A. N., (A. B.), 29 vjeç, banues në fshatin Dukagjin i Ri.

Shtetasi A. S., alias A. N., (A. B.), ditën e djeshme, në rrugën e fshatit Dukagjin i Ri, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, me drejtues shtetasin S. M. (A) dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së këtij të fundit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi municioni luftarak.


1 Comment

  1. QELLOI ME ARME MAKINEN O RROTA KARI GAZETARE

    SE NESE NUK E KA GODITUR MAKINEN NGA E DIME QE GJUAJTI DREJT MAKINES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *