• |
ide | kryesore

Shqiptarët në Bujanoc protestojnë kundër Vuçiç: Duam libra shqip!

Lajme, Të fundit



Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë protestuar ditën e sotme në sheshin e Bujanocit kundër diskriminimit nga Beogradi. kjo protestë po mbahet kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.

Protesta ka nisur me intonimin e himnit kombëtar dhe me një minutë heshtje për të gjithë dëshmorët dhe veprimtarët e çështjes kombëtare.

“DUAM LIBRA SHQIP!”, “GJINEKOLOGJIA PËR GRATË SHQIPTARE KUJDES SHËNDETËSOR PA DISKRIMINIM GJUHËSOR!” janë disa nga pankartat që protestuesit kanë mbajtur në duar.

Gjithashtu kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës që të dalin për të protestuar. Sakaq Sinani ka theksuar se do të protestohet kundër shtypjes e diskriminimit që u bëhet shqiptarëve në Luginë nga Beogradi.

Një numër i madh i qytetarëve po marrin pjesë në këtë protestë, në mesin e të cilëve janë edhe përfaqësuesit e shqiptarë si kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe pjesëtarë të tjerë të Këshillit Kombëtar Shqiptar.


3 Comments

  1. SHQIPTAR BASHKOHUNI VETEM ME URTESI NE UNITET ZGJILLIM PROBLEMET BASHKOHEM ME KET PROTEST SI DHE TE DREJTEN SHQIPTARE PER TE HAPUR UREN E IBRIT NUK KAN LINDUR ATO TRIMA QE NE SHTEPIN TON TE NA IMPONOJM CFAR DUHET TE BEJME URA DUHET HAPUR thotë:

    DHE TE DREJTAT SHQIPTARE TE ZGJILLEN MENJEHER NDRYSHE JU PRENDIMOR QE NA IMPONONI NENSHTRIM DO PERBALLENI ME TE PAIMAGJINUESHMEN , NDOSHTA NE MUND TE HUMBIM PAK POR JU DO TJU KUSHTOJNE NE MENYRE TE PAKTHYESHME NJE CMIM SHUM I SHTREJTE UROJ QE TE KUPTONI DHE REFLEKTONI DREJT TE MOS ARRINI KET PIK SE KJO DO TJU FUNDOSIN PA KTHIM ,NE NUK JEMI KURBANI ASKUJT QE TE VUAJM PASOJAT E SHVILLIMIT INTERESIT TE ASKUJT ME NE PADREJTESISHT THELLOHUNI SOT NESER ESHTE SHUM VON SHQIPTARET TASHME E KAN BERE ZGJILLJEN DUAN HAKUN HISTORIK DHE SPRANOJN PADREJTESI TJU BEHEN NJELLOJ SIKURSE DHE JU , KA NDOLLUR ZGJIMI ,KA NDOLLUR NDJESHMERIJA DHE UNITETI ,SHQIPTARET TASHME I KENI GATI PER REFLEKTIM UNIK VETSAKRIFIKUES PER JET A VDEKJE NDERSA JU ENDE JENI NE GJUM UROJ MOSTRISHTIM KUR TJU DALIN GJUMI NGA FLAKA E KEZI ZJARRI QE JU E NDEZET NJE SHEKULL ME RRADHE I SHERBYT DHE ASNJEHER NUK MORET GUXIMIN TA FIKNI ME DREJTESI HAK VECSE GJITHNJE I HOLLET BENZIN PRISNI TU VIN NE SHTEPIN TUAJ ATHU NUK JETOM NE TE NJEJTIN PLANET VETEM SERBET GREKERIT MALAZEZET MAQEDONET PASKEN TE DREJTE DHE SHQIPTARET JO ,TURP TE KENI TE GJITH QE JENI ANGAZHUAR KUNDER TE DREJTES HAKUT QE NA TAKON SE PA E VEN NE VEND TE VET JU SDO KENI SIGURI AS SHPETIM PA NJE KOSTO QE JU RRENON

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *