• |
ide | kryesore

Çfarë e shqetëson Ramën? Akuzon për maskaradë në vrasjen e Pogradecit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama laps vesh



Kryeministri Edi Rama ka angazhuar në funksion të plotë makinerinë e propagandës për të bindur shqiptarët se ngjarja e Pogradecit ishte banale dhe se 42-vjeçari Egli Proga u vra aksidentalisht. Pasi nxori para mediave drejtorin e Policisë së Shtetit dhe kreun e Urgjencës Kombëtare në kulmin e kësaj vape gushti, reagoi edhe vetë që në mëngjes me një koment në X. Duket që sërish ishte i pakënaqur ndaj bëri në mbrëmje një koment të dytë në rrjetet sociale. Nuk përmend emra, por akuzon se është krijuar një çorbë e pistë kundër policisë dhe urgjencës dhe se s’ka pasur asnjë deklaratë kontradiktore.

Më pas thotë se ky është rasti tipik i një maskarade të krijuar qëllimisht dhe si provë e saj thotë se është fakti, se askush nga nxitësit dhe komentatorët e maskaradës nuk iu referua komunikatës së Policisë së Korçës, por iu referuan dizinformimeve e keqinformimeve të njëri-tjetrit për të helmuar sa më shumë opinionin publik.

“Ata që kanë krijuar çorbën e pistë kundër Policisë së Shtetit dhe Urgjencës Kombëtare tani flasin për deklarata kontradiktore të shtetit apo për vetëdorëzim të autorit, ndërkohë që s’ka pasur asnjë deklaratë kontradiktore apo a thua se vetëdorëzimi brenda pak orësh i autorit dhe arrestimi i tij, janë gjëra kontradiktore, kur në fakt vetëdorëzimi sikundër e tregon qartë e gjithë dinamika e reagimit përkatës është rezultat i punës së policisë, e jo një akt vullnetar nga hiçi i vrasësit!

Ky është rasti tipik i një maskarade të krijuar qëllimisht dhe si provë e maskaradës mjafton vetëm fakti, se askush nga nxitësit dhe komentatorët e maskaradës nuk iu referua asnjë çast komunikatës së Policisë Vendore të Korçës qysh në krye të herës, po së bashku iu referuan dizinformimeve e keqinformimeve të njëri-tjetrit për të helmuar sa më shumë opinionin publik.

Prandaj nuk do as mend e as kalem për të kuptuar se dalja publike e niveleve më të larta të Policisë së Shtetit dhe të Urgjencës Kombëtare, as nuk do të kishte pse të ndodhte nëse burimet e dizinformimit dhe të keqinformimit do t’i ishin referuar fakteve, e jo sajesave të njëri-tjetrit.

Dhe faktet janë në dosjet e të dyja institucioneve, madje Urgjenca Kombëtare i ka në një regjistër digjital minutat e deri edhe sekondat e thirrjeve dhe veprimeve përkatëse, mu si një pasqyrë kokëfortë ku gjithkush mund të shohë realitetin e të gjithë reagimit shtetëror dhe dallimin e tij me filmin e neveritshëm të të njëjtëve sharlatanë të paudhë, të cilat maskaradat i kanë profesion në politikë e në media” – shkruan Rama që nuk thotë se me kë e ka. LAPSI.al


14 Comments

  1. Përdorimi politik i asaj situate nga Berisha me qytetarin digital, është një keqinformim kriminal për qëllime politike dhe s’ka lidhje me median. Atë mund ta hetoni, por ai ka 11 vjet që e bën atë punë dhe po u dënua për një rast, duhet të dënohet për të gjitha. Kështu që lëreni dhe atë majë penxheres aty ku është.

    1. Te bluaftë kanceri leuçemia mushkëritë o bushter patronazhiste….
      Si qënka kjo punë?
      Vratë tjetrin në mes te qytetit dhe tallni bythën e qelbure….
      Pu pu pu Augusto Pinoçet ku je???
      Kjo farë do një operacion Condor 2.

  2. e pra krisma ska pasur haaaa i ka djeg shume kjo ngjarje palloshit haaaaaa po bene cte mundet per tju dhene trute e gomarit atyre qe i shkojne pas se ne jemi me te miret te tjeret ja llum haaaaa e ke bere llume te gjithe shqiperine o pallosh por nuk te intereson te shohesh e kush vret duhet te shkoje direkt ne burg e jo keshtu e ashtu po deshe te beshe shtet te tjerat jane dokkrra sic te pelqen te thuash haaaaa.

  3. Ky pafillo hajdut dhe kur merr fryme genjen, jo me kur flet. Mos u merrni me me te. Eshte bere qesharak, nuk e beson me as familja vete.

  4. Nuk ka asnje dizinformim perkundrazi nje vendngjarje me shume deshmitar. Deshmitar gati nje qytet i tere. ZRama po merr persiper te besh avokati e e krimit. Dhe pse nje njeri i pafajshem totalisht per arsye absurde himb jeten, ky shret kalbesire qe to drejton per me shume se 11 vjet, eshte nje shtet prej ketre fallco, nje shtet facebook dhe x.

  5. Palloshi ehte bere shume i rrezikshem e i frikshem . Propaganda etij e shfrenuar deri sot ja ka aritur te shuaj çdo zjarr sado i vogel qofte . Por tani e njohin te gjithe sesa hajdut e kriminel eshte prandaj duhet laruar me çdo mjet e menyre .

  6. Mu kujtua pak a shume fiks rasti atij djalit qe vrau policia ne laprake. Pak a shume e njejta skeme. I njejti prononcim. Nje kryeminister i papergjegjshem i pa vetedijshem per deklaratat qe bene. Shikon endra me diversant, njerez me skenare pucist qe mundohen kete te pazevendesueshmin ta hedhin nga pushteti.
    Halucinant demagog intrigant moster.
    Tjetrin e vrane fare kot i moren jeten , dhe per gjysem dite nga ky shtet u prezantua si aksident, nje krim qe bente muuuu qe ndodhi ne mes te qytetit ne mes te dites me plot deshmitare. Cfare duhet te mdodh tjeter, me shume ne kete vend te mallkuar, qe keta qe na qeverisin te thuejne qafen e te shkojne atje ku e kane vendin. !!!!!!

  7. Cfare e shqeteson Kriminelin ?Po eshte vrases o njerez,eshte vrases,i biri i te jatit eshte !
    Ka vrare i jati,vrer dhe ky kriminel e horr i ndyre.
    Shteti i perfshire ne vrasje eshte i rrezikshem per çdo njeri,kete fat mund ta kete kushdo e pastaj harrojme,por i njejti shtet eshte si ai i Klodian Rashes,i njejti eshte edhe ketu !
    Rama eshte gjakpires,asmatik e gjakprishur.

  8. Jep doreheqjen kriminel,largohu bashke me bandat dhe krimin te cilin ti mbeshtet me te gjitha menyrat,zoti te marrte frymen,menjehere !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *