• |
ide | kryesore

Ikin vendasit dhe vijnë turistët low cost, ulet me 20% konsumi në restorante

Lajme, Të fundit



Ndryshe nga sa pritej që për muajin gusht, konsumi të niste rritjen në bare dhe restorante, krahasuar me muajt qershor-korrik 2024, situata paraqitet e vështirë për këto struktura. Në pikun e sezonit turistik, në mes të muajt gusht, baret dhe restorantet raportojnë rënie konsumi krahasuar me vjet.

Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja, tha se krahasuar me vjet, konsumi në bare dhe restorante është ulur mesatarisht 20%. Arsyet kryesore të reduktimit të konsumit, sipas tij, mbeten largimi i vendasve jashtë Shqipërisë në sezonin turistik dhe ardhja në vend e turistëve “low cost”.

“Rënia e konsumit në bare dhe restorante është e përgjithshme në gjithë zonat turistike. Kjo për shkak të shpopullimit të shpejtë dhe shtimit të linjave ajrore low cost që nuk mund të sjellin turistë të kategorisë A”, pohon ai.

Teksa ka një rënie të konsumit në bare dhe restorante, po t’u referohemi pijeve alkoolike dhe verërave, shitjet më të larta të prodhimit vendas janë të përqendruar në segmentin e supermarkteve, sesa në HoReCa (Hotele-Restorante dhe Katering).

Por pavarësisht se po shitet më tepër në supermarkete prodhuesit vendas të pijeve alkoolike dhe verës pohojnë se krahasuar me vjet kërkesa është me rënie.

Denis Zhilla, drejtori i shitjeve të një prej kantinave më të mëdha të pijeve në vend “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, tha për Monitor se krahasuar me vjet, shitjet kanë rënë 10%.

“Sezoni turistike nuk është si vitin e kaluar. Kjo do të thotë ka rënie shitjesh 10% në raport me vjet”, nënvizon ai. Zhilla pohon se nga totali i shitjeve 70% e tyre është në segmentin e marketeve dhe 30% e pijeve dhe verës shitet në segmentin HoReCa.

Përgjatë sezonit turistik të vitit të kaluar shitjet e kantinës “Skënderbeu” ishin 30% më të larta se viti 2022, nga rritja e turistëve.

Rënie është shënuar edhe te importet e grupit “Pijet, alkoolet dhe uthullat”. Sipas të dhënave të INSTAT për muajt janar-qershor 2024 u importuan 86,4 mln litra pije alkoolike dhe uthulla. Krahasuar me vjet importet ranë 1%.

Sivjet sipas drejtorit të shitjeve Denis Zhilla te rënia e konsumit të prodhimit vendas ka ndikuar rritja e çmimeve në të gjithë sektorët e ekonomisë përgjatë sezonit turistik.

Në zonat bregdetare të jugut këtë sezon turistik përveç shtrenjtimit të çmimeve te strukturat akomoduese (përfshirë hotelet, apartamentet dhe vilat) deri në 30% krahasuar me vjet, rritje deri 15% të çmimeve ka pasur edhe në bare dhe restorante. Shtrenjtimi i çmimeve ndikoi te konsumi, duke e ulur atë.

Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahja thotë se shtrenjtimi i çmimeve u ndikua nga një sërë faktorësh, si: nga rënia e euros, rritja e pagave të stafit mbi 40% krahasuar me vjet, nga rritja e shpenzimeve deri 30% e qirave për akomodimin e kamerierëve apo kuzhinierëve të punësuar si sezonal, si dhe rritja e çmimeve të lëndëve të para deri 30%.

Edhe vjet në bare dhe restorante çmimet u rritën deri 17%, ndërsa konsumi në muajt e verës u shtua 30% krahasuar me 2022.

Jahja parashikon se kjo situatë do të sjellë falimentimin dhe mbylljen e një sërë strukturave të bareve dhe restoranteve më vend.

Në muajt e verës 2023, konsumi në bare dhe restorante u rrit 20% krahasuar me 2022 nga fluksi i lartë i turistëve sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve. Tendenca rënëse e konsumit u rikthye pas përfundimit të sezonit turistik. Ndër faktorët e brendshëm që ndikuan vjet të rënia e konsumit pas largimit të turistëve ishin pasiguria e konsumatori për shpenzime për shkak të vështirësive ekonomike, si dhe “frika” për t’u ekspozuar në restorante të individëve që zotërojnë para të pista, nga hetimet e nisura nga SPAK./ Monitor


9 Comments

  1. “Jahja parashikon se kjo situatë do të sjellë falimentimin dhe mbylljen e një sërë strukturave të bareve dhe restoranteve më vend.”…. asnje gje ska per te ndodh, edhe vjet u qate se vertete ka turista po vijne ata pa lek e ne po dalim me humbje e karlliqe si keto. Bytha juaj do turiste te “kategorise A” po sherbimi qe ofroni ju eshte i kategorise ZH. Meqe “fajin” ia ve kompanive low cost qe sjell turiste me buxhet te ulet, deri dje kur keto kompani nuk ishin ne tregun Shqiptar asnje turist i huaj po max emigrantet e kosovaret mbushnin bregdetin Shqiptar.
    Ju te vetmin avantazh kompetitiv keni cmimet e lira (dhe per pak kohe) se ne asgje tjeter nuk e konkuroni Greqine, Kroacine apo Malin e Zi (Italine jo e jo).

  2. 2025 do jete shkretetire turistike. Rrotat e c.. te hoteleve dhe restoranteve mendojne se te gjithe merren me miell dhe korrupsion dhe vejne cmime te cmendura. Ndersa europianet qe vijn ketu sigutisht do jene gjithmone cop cop sepse Shqiperia eshte nje Kabul me detin e bukur

  3. Aman o budallenj mendoni me te vertet se Shqiperia ben turizem???? Po nuk mjafton deti dhe dielli.. Turizmi eshte ekonomi me vete qe duhet ta drejtojne njerez me tru dhe jo trafikanet dhe hajdut zyrash me kostum.

    1. Fix kjo!

      Rrethohemi nga vende me turizem elitar per shume dekada. Dalin keta barbonet tane, dhe duan te konkurojne me pak gje. Turizmi do bythe, seriozitet, pune por dhe mentalitet!

  4. Keta cmimet e lira i kane pas dikur, tani nuk i kane me. Vetem per 2 vite i kane rrit cmimet me +35%.
    Po ti krahasosh me Majorken mbase i kane akoma cmimet me te lira…
    Kto idiotat duan pushuesa elitar, ne nje kohe qe ne asnje vend nuk gjen sherbime elitare.
    Para dy vitesh, nje i aferm i imi, biznesmen ne USA, per arsye halli iu desh ti bente pushimet ne Shqiperi.
    Nuk kurseu asnje lek, sa shkoi ne hotel i dha direkt paradhenie100$ kamarierve, 100$ guzhines, 100$ atyre te hoteli.
    Sa here hante dreke-darke linte 20-30$ bakshish. Ai bashke me familjen (grua Amerikane) ngelen shume te pa kenaqur dhe nuk shkelin me ne Shqiperi.

    1. Pse shqiptarët sidomos emigrantët e për më shumë ata që jetojnë në vendet mesdhetare po dhe ata që jetojnë në vende të ftohta përse duhet të shkojnë në Shqipëri??? Të stresohen ??? Personalisht jetoj në Itali dhe dikur në Greqi. Me origjinë nga jugu e fis si nga unë e gruaja nga Saranda. Në Greqi e kisha detin 200 m larg. Në Itali më larg por me makinë 35 minuta. Këtu deti është me flamur blu pra tepër I pastër. Po të duash çadër e krevate është 20 €. Po të duash plazh publik ka hapësirë të madhe. Qetësi dhe shpenzime pothuaj zero. Vetëm nafta për rrugën.

      1. Po nuk eshte plazhi per ty o pordhac i vogel sarande. Ju dhitni e shikoni prapa.. Kostot ne Itali i dijme dhe kapon min 200€dita qira e ngrenie. Per te tjerat mos fol se po na perzihet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *