• |
ide | kryesore

Kërkoi mos të kthehet në Shqipëri se i rrezikohet jeta, gjykata spanjolle vendos të ekstradojë Lulzim Berishën

Lajme, Të fundit



Gjykata Kombëtare e Spanjës vendos të ekstradojë drejt Shqipërisë të shumëkërkuarin, nga autoritetet shqiptare, Lulzim Berishën. Ish-kreu i bandës së Durrësit i cili u arrestua disa muaj më parë në Spanjë, ka refuzuar kthimin në Shqipëri me justifikimin se i rrezikohet jeta. Sipas Prokurorisë spanjolle atij i rrezikohet jeta vetëm jashtë burgut, dhe duke e dorëzuar te autoritetet shqiptare, ai nuk do të rrezikohet. Lulzim Berisha ka të drejtën për të apeluar vendimin e Gjykatës Kombëtare në Gjykatën e Lartë të Spanjës.

Lulzim Berisha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Berisha u lirua me kusht nga burgu në 5 dhjetor të vitit 2016, 5 vite para afatit nga trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit Durrës. 4 vite më pas, Berisha është shpallur në kërkim nga SPAK, pasi akuzohet për ngjarje të tjera kriminale, vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut. Dosja për vrasjen e bujshme të ndodhur në 26 Shkurt të vitit 2005 u hap pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi, i cili pretendon se gjithçka u bë nga Plarent Dervishaj dhe Indrit Taullai me urdhër të Lulzim Berishës. Lulzim Berisha “ra” edhe në sitën e OFL, e cila njoftoi se ai është subjekt i paketës Anti-KCK dhe se i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë dhe burimin e origjinës.


5 Comments

  1. udhëtimet e ndryshme në vende të shtrenjta të Europës apo edhe xhiro me varka në Mesdhe.

    Me sa duket, Këlliçi pushon 6 ditë të javës, ndërsa kthehet në Tiranë të enjteve për të protestuar para Bashkisë me 20 të tjerë,Shume i lakuar eshte mbiemri Barisha ne kronikat e zeza shume kriminele kane kete mbiemer kriminal sefundi u shtuan dhe dy bucet me kete mbiemer qe rrahen nje buce tjeter.

  2. O 14:34!! Paske nevojë për ilaçe!! Këlliçi është njeri madje i fejuar dhe nuk ka të drejtë të pushojë??
    Apo don tja heqësh ti këtë të drejtë!! Ka dhe të drejtë të protestojë,apo dhe këtë don tha heqësh!!
    Helbete vizioni jot për shoqërinë, vizion patronazhisti rilindas!!
    Po me mbiemrin Berisha ku është problemi or mik!!
    E ke nga injoranca sepse siç duket nuk e di që ky mbiemër është aq i përhapur sa gjysma e Kosovës kanë këtë mbiemër. Si musulmanë e katolikë e sipas teje janë kriminela sepse dy femra që për koincidencë kanë të njëjtin mbiemër me dr Berishën e krimimalizon atë dhe tërë ata që kanë këtë mbiemër!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *