• |
ide | kryesore

Kurti: Hapja e urës së Ibrit nuk është kundër partnerëve të Kosovës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurti



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën se hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë nuk është kundër askujt dhe aq më pak kundër aleatëve të Kosovës, duke e vlerësuar hapjen e saj si të drejtë, të nevojshme dhe të dobishme për të gjithë.

Ai i bëri këto komente në mbledhje të qeverisë, pas paralajmërimeve për hapjen e urës mbi lumin Ibër për lëvizjen e makinave.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe unë si kryeministër besojmë thellësisht se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit në njërën anë dhe paqja e siguria në anën tjetër janë të mundura bashkë dhe të duhura për vendin, shoqërinë dhe shtetin, qytetarët dhe komunitetet. Ne do të vazhdojmë konsultimet dhe koordinimet me partnerët tanë, hapja e urës nuk është kundër askujt”, tha ai.

Por synimet për hapjen e urës po kundërshtohen nga pjesëtarët e komunitetit serb dhe kritikat nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Lexo më tej: Hovenier: Hapja e urës në Mitrovicë në këtë kohë mund të rrezikojë ushtarët amerikanë 

Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës Albi Kurti diskutoi me komandantin e misionit paqëruajtës të NATO-s në Kosovë, Özkan Ulutaş rreth synimit të qeverisë për hapjen e urës.

Nëpërmjet një njoftimi për media forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, bënë thirrje të martën për shmangjen e deklaratave dhe veprimeve të njëanshme që mund të nxisin tensione duke theksuar se KFOR “nuk do të hezitojë të veprojë në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë”.

Partnerët ndërkombëtarë po i kërkojnë Kosovës që hapja e urës kryesore mbi Ibër, që shënon edhe vijën ndarëse ndërmjet dy komunave të këtij qyteti, të trajtohet në kuadër të bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian.

Bashkimi Evropian, që ka paralajmëruar shtimin e masave ndëshkuese për Kosovën në rast se vepron në mënyrë të njëanshme në veri të vendit, tha të martën se planifikon që statusin e urës mbi lumin Ibër vendosë në takimin e ardhshëm Kosovë – Serbis në Bruksel.

Autoritetet në Kosovë të martën publikuan edhe rezultatet paraprake të testimit të qëndrueshmërisë së kësaj ure, ku theksohet se ura mbi lumin Ibër është e qëndrueshme dhe funksionale për lëvizjen e makinave. /VOA


3 Comments

  1. NESE EVROPA KERKON QE TE DREJTAT TONA UNIKE EKZISTENCEN TON TA BEJNE PAZARE INTERESI MES GRUPEVE TE INTERESIT SI PARA NJE SHEKULLI TANI QE GJITHCKA BEHET E LEXUESHME KURTI SI PERFAQSUES POPULLI KA TE DREJT TE PYES POPULLIN CFAR PO NDOLL thotë:

    PADISKUTIM QE KURTI KA TE DREJTEN TE PYES DHE MARR VENDIMIN UNIK POPULLORE PER CFAR PO NDOLL KUNDER KETIJE POPULLI PER TE DYTEN HER NE HISTORI ,PASI ESHTE VEPRIM I NJEANSHEM KUNDER LIRIVE TE DREJTAVE NJERZORE QE PADREJTESISHT U ZBATUA PARA NJE SHEKULLI ,KUNDER NESH DHE PO PERSERITET PERSERI , KURTI NUK DESHTOJ POR CESHTJEN JA TREGON POPULLIT DHE I GJITH POPULLI NE UNITET PRANON DHE KUNDERSHTO PRANON LIRIT TE DREJTAT HISTORIKE DHE KUNDERSHTON PADREJTSIT SIKURSE EDHE ATO QE VET BEJNE PADREJTESI TJEREVE ATY PASTAJ BOTA DO PERBALLET ME GABIMET QARTESIMET KUNDERSHIMET NATYRSHEM NE MENYR TE MERITUAR , SIKURSE CDO POPULL KA TE DREJT REFERENDUMI PER CDO CESHTJE QE E SHQETSON POR DINJE SE NESE KY KOMB KUNDERSHTON NE UNITET , LOJA OSE PRISHET OSE FUTENI TE GJITH ATY KU ZDILNI ME PA NJE KOSTO SHOKUESE

  2. BRAVO ALBIN!
    KOSOVA SHTET FUNKSIONAL DHE I SUKSESSHEM!!!
    Edvin Vucici se hap vrimen bythes(gojes) me,sepse nuk asht as VRIMA E BITHES e Albinit.

    RROFTE KOSOVA !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *