• |
ide | kryesore

Lautaro zikaltër në shpirt: “Ka vetëm një vend ku ndjen se i përket nga çasti i parë: Inter, shtëpia ime”

Sport, Video
Lautaro



Një kapiten, përsëri argjentinas, me Inter deri në vitin 2029. Dje u zyrtarizua rinovimi i kontratës së Lautaro Martinez, firma në regjistrin e interizmit të pastër. Sot, video festive klasike dhe ikonike e prodhuar nga Inter Media House, në zemër të Milanos, mes Piazza Duomo dhe Galerisë: “Ka vetëm një vend ku ndjen se i përket që në momentin e parë – thotë Lautaro – ku je vetvetja, ku ndjen se të duan. Një vend i krijuar nga njerëzit dhe pasioni. Është në ADN-në tënde, është në zemrën tënde: quhet shtëpi dhe e imja është këtu”.

Rinovimin me  sulmuesin deri më 30 qershor 2029, Klubi zikaltër e bëri të ditur me deklaratën e mëposhtme: “FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Lautaro Martinez. Sulmuesi i lindur më 1997 do të jetë zikaltër deri më 30 qershor 2029”.

Lexo më tej: Video/ Messi i dëmtuar e në lot në pankinë, Lautaro i dhuron Argjentinës Kupën e Amerikës

Lautaro është kapiteni i Inter, njeriu i cili udhëhoqi skuadrën zikaltër drejt fitimit të kampionatit sezonin e shkuar. Argjentinasi realizoi 24 gola dhe dhuroi 3 asiste, duke qenë protagonisti absolut i skuadrës së drejtuar nga tekniku Simone Inzaghi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *