• |
ide | kryesore

Shpërthim në Pejë, dy të plagosur

Lajme, Të fundit



Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pejë ku janë lënduar dy persona. Ngjarja u rregjistrua në rrugën “Halil Agusholli”, ndërsa të lënduarit janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në QKUK.

Policia ka bërë të ditur se gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë sekuestruar një armë AK47, tre karikatorë të armës dhe 90 fishekë.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 13.08.2024, rreth orёs 20:15, ёshtё njoftuar se nё rrugën ‘Halil Agusholli’ nё Pejё ka ndodhur njё shpërthim. Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjёs, aty ёshtё kuptuar se nga shpёrthimi dy (2) persona kanё pёsuar lendime trupore tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas janё transferuar pёr na QKUK-Prishtinё.

Gjatё ekzaminimit tё vendit tё ngjarjёs, janё gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) armё AK 47; Tre (3) karikator tё njёjtёs armё; Nёntёdhjetё (90) fishek cal: 72×39. Mё urdhёr tё prokurorit tё shtetit rasti cilёsohet: “Shkaktim i rrezikut tё përgjithshëm” dhe “ Mbajtja nё pronёsi, kontroll tё paautorizuar tё armёve”. Rasti ёshtё duke u hetuar nga njёsiti i Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё”, njoftoi policia e Kosovës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *