• |
ide | kryesore

Skandali/ Nisin hetimet për gazetarët që “baltosin” policinë!

Arkiva, Kryesore, Lajme



Herën e parë kur u arrestua administratori i një portali meqë  kishte “denigruar” drejtuesit e policisë së shtetit, përgjimi dhe survejimi i lëvizjeve të Ervis Hasanagës u krye në fshehtësi. Por herën e dytë, kur policët pretendojnë se puna e tyre është “baltosur” në media, Drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku pranon publikisht se ka dhënë urdhër për të rrëmuar në internet dhe për të gjetur se kush ka keqinformuar për vrasjen e Egli Progës në Pogradec.

Meqë në media u raportua gjerësisht versioni se policia e Pogradecit tentoi ta manipulojë vrasjen e 42-vjeçarit si aksident dhe jo si vrasje, Rrumbullaku përdori togfjalëshin “baltosje” dhe e quajti një akt të dënueshëm ligjërisht.

“Policia e Shtetit nuk është as e përsosur dhe as e pagabueshme. Por baltosja e saj si në këtë rast është jo thjesht e pabazuar, po është e dënueshme moralisht dhe ligjërisht, sepse cenon integritetin dhe besueshmërinë e garantit të rendit publik” tha ai.

I pyetur nga gazetarët nëse ka identifikuar personat që kanë keqinformuar, Rrumbullaku pranoi se zyra e marrëdhënieve me publikun po kërkon në internet për të gjetur se kush e ka shkruar versionin e fshehjes së vrasjes dhe më pas policia do të përgatisë ndjekjen penale.

“Drejtoria e marrëdhënieve me median në policinë e shtetit dhe departamentet respektive që merren me ndjekjen penale po hulumtojnë rrjetet sociale dhe po përgatisin kallëzimin penal  në lidhje me çdo individ dhe çdo rrjet social në raport me këtë disinformim të qëllimtë” tha Rrumbullaku.

Mbetet e paqartë se çfarë akuze mund të ngrejë policia për dikë që shkruan në rrjetet sociale apo në media se ngjarja e Egli Progës u mbajt e fshehtë nga Komisariati i Progradecit. Por arrestimi i Ervis Hasanagës që administronte një portal periferik është shembulli më i mirë për të ilustruar ndëshkimin, për të cilin flet Rrumbullaku.

Pasi e kishin përgjuar dhe survejuar Ervis Hasanagën, për shkak të portalit që menaxhonte, shefat e policsë zbuluan se ai financohej nga një vartës i tyre, që punonte në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore.

Hasanaga u thirr në polici dhe aty iu vunë prangat. Pasi e mbajtën në qeli, i ngritën akuzën e “falsifikimit kompjuterik”.  E vërteta është që prokuroria nuk ra dakort me arrestimin dhe kërkoi lirimin e tij nga burgu disa ditë më pas.

Por arrestimi u sherbeu shefave të policisë për të mbyllur portalin dhe është precedent i rrezikshëm i kërcënimeve që lëshohen sot nga policia e shtetit për raportimet e papëlqyeshme në lidhje me vrasjen e Egli Progës.

Gjithsesi, kërcënimet e Rrumbullakut kundër gazetarëve janë pjesë e një operacioni mediatik të dirigjuar nga qeveria. Paralelisht me drejtorin e policisë, doli në media edhe drejtori i urgjëncës, Skënder Brataj që mohoi vonesën e ambulancës për gjysëm ore. Versioni i Bratajt bie ndesh me dëshminë e kushëririt të viktimës që ishte dëshmitar okular në vendin e ngjarjes.

Pas dy drejtorëve, doli në media kryeministri Edi Rama, i cili po ashtu fajësoi gazetarët për manipulimin e të vërtetës.

“Bashkohem me thirrjen e Policisë së Shtetit për të gjitha burimet e përgjegjshme të informimit, që t’i referohen dokumentave të operacionit të policisë si edhe të shërbimit të urgjencës, për të luftuar dizinformimin dhe keqinformimin e qëllimshëm të publikut, duke luajtur me një vdekje tragjike për lloj-lloj motivesh të dobëta politike, mediatike apo edhe thjesht jonjerëzore” u shpreh Rama.

Në fakt, ata që manipulojnë janë zyrtarët shtetërorë, sepse raportimet e gazetarëve ishin të bazuara mbi shqetësimet dhe deklaratat e familjarëve të Egli Progës. Më poshtë është intervista e dhënë nga motra e viktimës, Jonida Proga e cila tregon me zë dhe figurë se kur ka pyetur në polici për vrasjen e të vëllait, policët i thanë se ishte thjesht një aksident./Lapsi.al Video më poshtë:


32 Comments

    1. Do harrohet edhe kjo vrasje sikurse u çlirua djali kriminel i anetares se KLP.
      Iku per lesh inxhinieri vlonjat dhe u harrua

    2. Rrumbllaku duhet te kallzohet nese nuk hetohet kryesisht nga prokuroria speciale per shperdorim te rende detyre, ndikim te paligjshem dhe falsifikim te dokumentave zyrtare.

  1. Edhe ne kohen e sulltaneve kur muti behej mullar dilte ndonje bashibozuk qe thoshte te verteten ne sy .
    Ju jo te verteten por nuk doni as miza tek veshtet . Jeni pasuruar shume dhe kujtoni se jeni ekskluziviteti i se vertetes kur ne fakt jeni llumi i shoqerise . Jeni me kriminel se kriminelet e me hajdut se hajdutet .
    Jo gazetaret , as populli por ju elita e policise dhe e politikes jeni te gjithe per burg .

    1. A mund të bëhet drejtor I përgjithshëm një ish gardian burgu!!! Rroftë përmbysja e diktaturës dhe mundësua që të dha demokracia përqasja ndaj çdo qeverie por më tepër të majtëve e rilindjes që je tani kreu i policisë rilindase dhe je vënë në shërbim të tyre!!

  2. As ne siçiline e viteve 70 nuk ndodhte kjo . Sepse edhe athere kur nuk dinin nga tja mbanin dhe provat ishin kapul , mafia gjente nje koke turku per ta bere kurban . Ndersa ketu policia bene mafien dhe pastaj thote hesht , hesht se ju burgos . Ku kemi perfunduar? Eshte e frikshme , eshte llahtari qe shteti ben mafien . Jo vetem dreheqje por edhe burgosja nuk mjafton per ju kriminelet me uniforme .

    1. Vetem kooperativat bujqesore nuk mund te ngrihen dot perseri,cdo gje tjeter nuk ka ndryshim nga koha e Dulles.Vetem perpara!

  3. Shtet mafioz!

    Po ke te degjojme o plehra me uniforme?! Kanalin kampion Klan apo kanalin e topeve qe pellasin cdo dite per prosperitetin e kesaj kenete qe ka emrin Shqiperi?!

  4. Une kam bindjen se e gjithe kjo eshte inskenim i joti qe te llahtariset mileti o pallosh . Pasi i trodhe shqiptaret nga hallatet tani kerkon ti tredhesh edhe nga goja . Bashkepuno me krimin dhe gjithe te keqinjt , futju friken shqiptareve , paksoi buken dhe sundo 100 vjet .

  5. Zotërinj Amerikane dhe aleateve na tregoni se çfarë mundëm të bëjë per Juve ?
    Kështu jam unë, ju me konsideroni armik, dhe duket se helmet dhe tjera forma nuk po jua realizojnë deshirat. Unë si njeri linda i pa fajshëm, si luftetarë në ” mbrojte” korrekte, po ju afrojë një zgjidhje.
    Deren e shtëpisë ju kamë lenë hapur natë ditë.
    Ju a keni kuaraj prej burrash për te biseduar edhe se jeni superior, ndiheni te ofenduar per të biseduar? Prezenca jeme një fshatarë udhëtuar nga Kukëli në SHBA, Italia per 25 vjet nën pergjim e helmim, dhe 5 vjet neper Europë. Nuk po ju ndezë pushka, spo mundeni me shtyp me makina, helmi spo punon? Po kërkoj familjen teme? Aq sa ka mbetur.
    O burra, Ekziston edhe onore deu armi!
    Lutja jeme : O zot që kontrollonin gjithësisë bjeri vdekje atyre qe më duke te vdekur!

  6. O palloooooosh , o kurve e karerqindmije kurvave nuk le idiotsi pa bere per ta nxjerre veten te lare .
    Ti kullon gjak o kurve e gjate , gjak shqiptari o te qift kina ropt e shtepise .
    Shume shpejt do ta marresh kusurin mbrapsht o prostitut mashkull

  7. Dy Muhamet ne nje !
    Nje levyres deri ne nivele poshteruese e sherbyese ndaj Narkosit si Gazetare e tjetri nje sherbetor i Narkosit deri ne dhimbje !
    Uniforma qe ke veshur te rri keq Mutamut rrumkaçaku,policia e dinte qe krimbi vendoste gjoba se keshtu ndodh ne çdo qytet te shqiperise,bizneset paguajne pervecse taksave shtetit,flas per bizneset qe jetojne me djeresen e ballit me pune te ndershme dhe rrugeçerve te rruges,militanteve te partise socialiste haraçin se i mbrojne,Zot i madh ku kemi arritur dhe kjo fale Teje Rrumbullak muti e krynarkosot qe ti i lepin bythen e piste !
    Ky popull e meriton kete menxyre qe po kalon sepse kurre nuk duhet te shese voten,nderin,dinjitetin e me pas te gjeje vdekjen,te duroje perdhunimin e gruas,vajzes motres ne zyrat e partise socialiste,ka me qindra raste qe nuk ndihen !!!

  8. Edi Rama te qifsha rropte, diten e votimeve do i kap te gjithe pleqte qe sjell per te votuar dhe do i kthej pas me 50ce ne xhep! Ti s’duhet ta marresh me pushtetin o monster qe vret njerezit me shtet kriminal dhe me pas kercenon qe te mos flasim! Ka rene diktatura o narkoman psikopat, me shqiptaret mos e kruaj shume se do te japin pergjigje pa merak!

  9. Ky pidhropsh i grupit ciftelia qe hante mish e pinte raki me Arben Frrokun, vrasësi i kryekomisarit Dritan Lamaj ne 2013! Dritan Lamaj ishte kryekomisari i tretë i vrarë në harkun e pesë muajve të 2013, pas Adem Tahirajt në Shijak dhe Musa Skurës në Burrel. Ja kjo eshte policia e ketyre fytyre kriminelave, te miret jane vrare dhe keta te ciftelise bejne kercenime! Po ty rinia te merr zvarre o pallosh nqse ngrihen gazetaret!

  10. Aman mos hulumto shume o gardian burgu, shih nga shoku Erion se ka hapur lufte kllasash! Nuk merren individet me këtë disinformim të qëllimtë, e keni nga brenda te keqen thuaj dhe shokut diktator! Rralloji i cik vizat per behar thuaj se do perfundosh pa tru ne koke si Xhensila, do humbasesh lidhjen me realitetin a te keqen o shoku kumandar!

  11. Përdorimi politik i asaj situate nga Berisha me qytetarin digital, është një keqinformim kriminal për qëllime politike dhe s’ka lidhje me median. Atë mund ta hetoni, por ai ka 11 vjet që e bën atë punë dhe po u dënua për një rast, duhet të dënohet për të gjitha. Kështu që lëreni dhe atë majë penxheres aty ku është. Media eshte ne punen e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *