• |
ide | kryesore

Sondazhi i fundit Trump apo Harris/ Si ndahet mbështetja në shtetet kyçe

Arkiva, Planet, Të fundit
Sondazhi



Sipas një sondazhi të ri, Kamala Harris po kryeson ndaj Donald Trump në pesë shtete, që konsiderohen si kyçe për zgjedhjen e Presidentit në zgjedhjet e nëntorit.

Sipas një sondazhi të publikuar më 14 gusht, kur përfshihen edhe kandidatët e palëve të treta, Harris kryeson ndaj Trump në pesë nga shtatë shtetet e fushëbetejës.

Në maj të vitit 2024, Trump kryesonte ndaj Biden në gjashtë prej shteteve.

Raporti tregon se Harris është dy pikë përpara Trump në përgjithësi në të shtatë shtetet, me 46 për qind ndaj 44 për qind të Trump, ndërsa ajo është dy pikë përpara në Karolinën e Veriut dhe Miçigan, 4 pikë përpara në Arizona dhe 5 pikë përpara në Pensilvani dhe Wisconsi. Në Nevada, Trump është 5 pikë përpara, ndërsa në Xhorxhia janë të barabartë.

Në të shtatë shtetet, Harris ka reduktuar marzhet e Trump nga maji 2024. Lëkundje më e madhe është në Karolinën e Veriut, ku Harris ka fshirë avantazhin prej 8 pikësh të Trump dhe tani është 2 pikë përpara, me 46 për qind ndaj 44 për qind të Trump. Harris gjithashtu ka ulur epërsinë e Trump në Nevada me 3 pikë.

Lexo më tej: Gara presidenciale/ Donald Trump e Kamala Harris do të debatojnë më 10 shtator 

Ndërkohë, në përballjen kokë më kokë, Harris është 1 pikë përpara Trump në përgjithësi, ndërsa ajo është midis një dhe tre pikë përpara në secilin shtet përveç Nevadës, ku Trump është tre pikë përpara, megjithëse Harris e ka ngushtuar diferencën, nga 6 pikë që ishte në maj.

Në Xhorxhia, Harris dhe Trump janë të barabartë me 48 për qind secili. Në maj, Trump kryesonte midis 1 dhe 9 pikësh në çdo shtet të fushëbetejës në një formacion kokë më kokë, përveç Wisconsin ku ishin të barabartë.

Sipas raportit, 56 për qind e votuesve shtetërorë të fushëbetejës thonë se Harris përfaqëson një shans për të “kthyer faqen e epokës Trump/Biden” dhe 59 për qind e shohin atë si një “gjeneratë të re të lidershipit”, pavarësisht se është nënpresidentja në detyrë.

“Suksesi i Harris në mbylljen e hendekut është nxitur nga konsolidimi i bazës Demokratike dhe rritja e mbështetjes midis votuesve të pavarur”, vlerësohet nga ekspertët.

Mes votuesve të pavarur, Harris kryeson ndaj Trump (48 për qind me 40 për qind në përballjen kokë më kokë).

Trump, megjithatë, vazhdon të mbajë një avantazh ndaj Harris për çështje si kufiri dhe imigracioni, për të cilat ai është 14 pikë përpara se Harris, marrja nën kontroll e inflacionit dhe kostos së jetesës, për të cilat ai është 6 pikë përpara dhe luftën ndaj krimit dhe dhunën, për të cilat ai është 4 pikë përpara, tregon anketa.


8 Comments

  1. Te q Kamala & Co! Kaq shume e dashka populli lezbik amerikon!!! Menjehere i beri numrat kjo!

    Per mendimin tim, Trump duhet te hape doreheqje. Nuk ja del me Kamalen.

    1. Sondazhet e para 8 viteve, jepnin fituese Hillary Clinton. Nuk kishte asnje sondazh ne favor te Trumpit. Me sa duket po perseritet e njejta histori. Soros&co po mundohen ti mbushim mendjen militia qe do fitoje Harris me qellim qe te manipulojne zgjedhjet njelloj si ne 2020

  2. inteligjenca artificiale nderkohe po mbush stadiumet ku performon harris me fjalimet e saj te merzitshme dhe identike. nese nuk po pregatisin nje supervjedhje votash sic bene mbasi shpiken covidin, te jeni te sigurte qe trump do fitoje dhe aty ku sdo mund ta besonit, ne new york, californi, washington dc dhe masaciusets

  3. Ne te semes te shkoje kjo, Sorosi dhe unionistat e BE. Ah se harrova dhe sorrollopshat e shqiperise qe u shkoi jeta militantizem qofshin me kryeministrin e karit Edvin Rama qe thot komunizmi eshte ne anen e drejte te historise dhe te gllaberon edhe qindarken e fundit sepse vazhdon me kaseten poshte imperializmi Amerikan, vdekje kapitalizmit, qoft me Saliun qe te djathte ka vetem doren qe i bie, as pronat nuk ktheu dhe tani ben sikur ka ndonje gje te perbashket me Trump…

  4. Te krahasosh Trump me Kakala Harrris, eshte si te krahasosh malin me glasën e pules. Aq diference ka.

    Kakala, nje medioker e shkelqyer. Tmerr qe ka qene kryeprokurore ne Cali, dhe do jete tragjike nese do i japin fitoren ne tavoline Big Tech, Big Pharma kesaj njesoj sic ja dhane fitoren merhumit Biden, qe tani qe sju duhej e nxorren nga gara si lecke.

    TRUMP 2024!!!

    1. Përdorimi politik i asaj situate nga Berisha me qytetarin digital, është një keqinformim kriminal për qëllime politike dhe s’ka lidhje me median. Atë mund ta hetoni, por ai ka 11 vjet që e bën atë punë dhe po u dënua për një rast, duhet të dënohet për të gjitha. Kështu që lëreni dhe atë majë penxheres aty ku është. Trapi e tregoje veten kur donte pushtetin me grusht shteti,ne funksion te atyre qe mbeshtin trapin per ta rrenuar imazhin e amerikes,trapi tremp kujton se po ben shohu me bucet neper hotelet e trapit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *