• |
ide | kryesore

Vrαsja e Egli Progës/ Berisha: Policia bëri gjithçka për të fshehur krỉmỉn

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Kreu i PD-së Sali Berisha ka bërë sërish akuza të shumta ndaj kryeministrit edi Rama për ngjarjen e Pogradecit ku mbeti i vrarë 42-vjeçari Egli Proga.

“Sonte qytetarët e Pogradecit po nderojnë me një protestë të heshtur dhe po ndezin qirinj në vendin ku i morën shpirtin, ku vrasësi gjobëvënës i sojit kriminal të Rilindjes, i mori shpirtin Egli Progës. Unë përshëndes protestën e qytetarëve të Pogradecit.

Drama, tragjedia e Egli Progës dhe familjes së tij është në tërësi një dramë shqiptare e madhe, që luhet sot kudo në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo vend. Sundimi i krimit mbi qytetarin, shteti i krimit mbi shtetin ligjor, kjo është Shqipëria sot. Pas kaq ditësh nga kjo ngjarje që tronditi thellë ndërgjegjen njerëzore të qytetarëve të Pogradecit dhe Shqipërisë, më në fund foli edhe padrinoja, Edi Rama” – tha Berisha.

Reagimin e Ramës Berisha e quajti një apologji për policinë e cila sipas tij bërio gjithçka për të fshehur krimin.

“Lexojeni miq se çfarë turpi, çfarë fytyre ka kriminel që në një çarçaf të tërë nuk gjen dot një hapësirë sado të vogël për t’i shprehur ngushëllim familjes Proga. Që në pamfletin e tij të turpit, apologji e krimit, nuk thotë një fjalë të vetme për dënimin e kriminelit. Përkundrazi, bën apologjinë e policisë që bëri gjithçka të fshihet krimin me dëshmitarë. Bën apologjinë e urgjencës që e la të shtrirë në 300 metra distancë mbi 30 minuta. Kjo është Shqipëria, ky është Edi Rama!” – tha Berisha në tubimin e radhës pranë shtëpisë së tij.

Ish-kryeministri dënoi edhe sulmin që Rama po u bën mediave.

“Po pse mediat paskan interes dhe sot bashkë me kryepolicin e tij, Met Rrumbullaku, vunë në shënjestër median. Sigurisht mediat kanë meritë të jashtëzakonshme sepse ato që në minutat e para u bënë avokate të të vërtetës të tmerrshme të vrasjes për gjobëvënie të Egli Progës nga vrasësi gjobëvënës i Rilindjes së krimit, punonjës i shtetit, i sojit të rilindjes, Denis Meçe.

Po pse do gënjente motra e të ndjerit, në një kohë kur polici me uniformë i thotë se u rrëzua në shkallë dhe publikut i thonë sherr banal. Sherr banal se nuk pranoi të jepte gjobën? Hero i vërtetë i shqiptarëve, i familjes së tyre. Mënyra se si silleni, del qartë se kjo është një vrasje shtetërore.

E kapi policia, kur ai u dorëzua vetë kur i doli emri në të katër anët e Pogradecit. U dorëzua vetë kur doli se i kishte kërkuar xhiron e ditës të ndjerit, heroit të familjes së tij. Pra, e paskan fajin gazetarët që u thonë shqiptarëve të vërtetat që i fsheh dhe i rrumbullakos Edi Rama me rrumbullakët e tij.

Çdo qytetar shqiptar duhet të dijë se Egli që u vra se nuk dha gjobën është i disati qytetar, biznesmen. Në vend që kjo të shqetësojë shtetin, e vërsul atë kundër gazetarëve, kundër qytetarëve, vetëm e vetëm se është narkoshtet dhe nuk ka normë dhe moral. Bën gjithçka për të fshehur krimet e tij, krimet e sojit të tij, sojit të Rilindjes” – tha Berisha. ©LAPSI.al


4 Comments

    1. Bastardi i pjellë nga torrla e një xhelati silovik si kristaqo perdhunuesi ….
      Ky harem bordello …
      Keto sjellje ka…
      Vrasje perdhunime poshterime blerje votash shpronësime dhe mjerim…

    2. PO QE KY BURRE SHTETI ATHERE ROPT ATIJ SHTETI QE KA KETE NE KRYE .
      NUK ESHTE KURVE VETEM PALLOSHI POR EDHE BERISHA OJ ZONJE. KETA QE NA KANE UDHEHEQUR DERI TANI DUHET TE IKIN TE GJITHE PA PERJASHTIM SE JANE SUPERKURVA QE KUR DUHET TE RUAJNE PUSHTETIN BASHKEPUNOJNE NE KURRIZ TE SHQIPTAREVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *