• |
ide | kryesore

Vrasja e Egli Progës/ Rrumbullaku: Nuk është tentuar fshehja e ngjarjes nga policia, e kemi referuar si vrasje me dashje

Lajme, Të fundit



Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me vdekjen e Eglantin Progës në Pogradec.

Rrumbullaku tha se në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk është tentuar të fshihet apo të minimizohet ngjarje e rëndë. Ai shtoi më tej se ngjarja nga policia është referuar në prokurori si “vrasje me dashje”.

“Ka vijuar një dezinformim dhe keqinformim lidhur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Pogradec ku humbi jetën një 42-vjeçar. Jam i detyruar të informoj publikun se aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja nga shefi i Komisariatit të Pogradecit është i pabazë. Është skandaloz pasi nuk ka asnjë provë. Në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk është tentuar të fshihet apo të minimizohet ngjarje e rëndë. Është vlerësuar maksimalisht nga komisariati i Pogradecit.

Është shkuar në vend ngjarje, janë sekuestruar kamerat e ambienteve përreth, janë shoqëruar disa persona, janë kryer veprimet e hetimeve. Si rezultat i veprimeve profesionale të kryera nga grupi hetimor, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes. Është identifikuar autori dhe arrestuar tre të tjerë për moskallëzim krimi. Drejtoria e Policisë Korçë ka dhënë njoftimin e parë zyrtarë, që për arsye të ndryshme u deformua dhe u mohua.

Baltosja në këtë rast është jo thjeshtë e pabazuar por është e dënuar moralisht dhe ligjshmërisht. Dua tu bëj me dije se do të ndërmerren hapa ligjore për të bërë deri ën fund transparencë mbi shkaqet e këtij dezinformomi. Ngjarjet janë të qarta si drita e diellit. Ne e kemi referuar si vrasje me dashje”- tha Rrumbullaku.


11 Comments

    1. Filloi me presion ky Ardi Veliu nr 2. Se cfare policie ka Rrumpallaku grupit ciftelia e ndjejne qytetaret, le te shohe vilat dhe pasurite e vartesve te tij, te shohe pergjimet dhe bisedat e vartesve me elementet kriminale, te pastroje policine nga te korruptuarit dhe te vere ne kontrollpolicet patronazhiste dhe me pas te kercenoje. Nuk duam polici fashiste ke kercenon.

  1. Z. Rrumbullaku,
    – Sipas lajmeve nje here eshte vene shiriti policor per vendgjarjen si vend krimi, pas pak minutash eshte hequr…. dhe mos thoni qe e ka hequr nje njeri i padukshem…… ate e vendos policia dhe e heq po policia…. nuk ka bythe ta heqe askush !!
    – Po sipas lajmeve jane marre pamjet filmike DVR dhe nuk shfaqet asgje…. pretendohet se jane fshire nga subjekti te cilit i jane marre…. A keni ndermarre ju ndonje veprim lidhur me kete fakt pasi perben fshehje te rrethanave te krimit dhe bashkepunim ne krim nga subjekti te cilit i jane sekuestruar paisjet regjistruese, perkatesisht camera cctv dhe videot e paisjet e tjera nese realisht jane kryer …. ?
    Askush nuk po neperkemb punen e policise por nese reagon nje komunitet qytetar Ju si drejtues keni minimumin e detyrimit per te pezulluar drejtuesin e komisariatit pogradec, fillimin e hetimit te brendshem dhe me pas te dilni ne konferenca apo me deklarata shtypi.
    Dalja juaj me urgjence me shume e “menderos” punen e policise duke krijuar pershtypjen qe po tentohet edhe nga Ju te lahen duart nga kjo ngjarje…..
    Ju jeni i vjeter ne zanat, por sot jemi ne 2024 nuk eshte me viti 1993……

  2. Policia eshte e kalbur dhe kriminalizuar nga koka te kembet. Dirigjon gjithe trafikun dhe halete ne kete vend. Policet jane njerezit me te degjeneruar dhe me te korruptuar. Te lidhur me bandite, te dobet me te fortin dhe te fort me te dobtin. Flasim per shefat , te gjithe ata te valles qe kane hyre qe kur nuk mbahet mend dhe vazhdojne akoma. Kjo eshte e verteta.

    1. Aty gjithë banorët janë nën kërcënimin e përhershëm nga patronazhistët kriminelë dhe policia rilindase!! Është normale që duan të mos kenë probleme me kriminelët e vetë policinë që i spiunojnë te ata kriminela!!
      Nuk flasin,hiqen që sdinë gjë sepse krim e polici janë një!!! Skanë faj !! Duan të mbijetojnë në xhunglën rilindase!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *