• |
ide | kryesore

Vrasja në Pogradec/ Prokuroria akuzon një inspektor policie për shpërdorim detyre

Arkiva, Lajme, Të fundit
prokuroria



E vënë nën shenjestër për “lehtësim të akuzës” nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Prokuroria e Korçës u kundërpërgjigj të mërkurën me marrjen nën hetim të një inspektori policie për shpërdorim detyre në Pogradec, me pretendimin se nuk kishte marrë asnjë masë për të dokumentuar apo bërë prezent shkakun e vdekjes së 42-vjeçarit Eglantin Proga më 10 gusht.

Sipas njoftimit për shtyp të Prokurorisë, inspektori me inicialet A.L i trupës së shërbimit në Patrullën e Përgjithshme dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, pasi ka raportuar tek kolegët të dhëna të pavërteta, duke pretenduar se viktima kishte qenë i dehur dhe kishte rënë në tokë, pa marrë parasysh rrëfimin e një dëshmitari okular, i cili i ka thënë se ndaj 42-vjeçarit ishte ushtruar dhunë.

Në njoftim sqarohet se pas mbërritjes së policisë, i ndjeri është transportuar në spital pa shenja jetë. Një prej dëshmitarëve në momentin e ngjarjes, kushëri i viktimës, ka shpjeguar para hetuesvve se ka dëgjuar inspektorin A.L., i cili i ka komunikuar se një person është i pirë dhe është rrëzuar. Dëshmitari ka shpjeguar se i ka thënë punonjësit të policisë se kushëriri i tij ishte goditur, por inspektori i ka thënë ‘ore ik andej’.

Prokuroria e Korçës thekson gjithashtu se në raportin paraprak që i kishte dorëzuar policia, viktima konsiderohej gabimisht si i dehur dhe ngjarja si aksidentale.

“…Rezulton e provuar, se prokurorit të gatshëm i është raportuar paraprakisht fakti se nga salla operative është marrë njoftim se një person i dehur i moshës rreth 37 vjeç është rrëzuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pogradecit”, – konstaton prokuroria, duke shtuar se si pasojë e veprimeve të punonjësit të policisë nuk është bërë i mundur dokumentimi real i ngjarjes së ndodhur.

Dyshimet për një tentativë manipulimi të ngjarjes u denoncuan publikisht edhe nga familjarët e viktimës, duke shkaktuar irritim dhe revoltë në rrjetet sociale. Por të mërkurën, këto dyshime u hodhën poshtë nga kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe kryeministri Edi Rama, të cilët sulmuan mediat për dizinformim me ngjarjen.

Pas qëndrimit të kryeministrit Edi Rama, edhe institucionet e drejtësisë u vendosën në një radhë të pazakontë për të reaguar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku deklaroi se punonjësit e policisë vendore në Pogradec i kishin kryer si duhet gjithë veprimet hetimore dhe se në kohë rekord kishin zbardhur ngjarjen.

Ai tha se policia e kishte dërguar materialin hetimor në prokurori për “Vrasje me dashje” dhe se nëse organi i akuzës kishte kërkuar një tjetër masë ndaj autorit, kjo ishte çështje që nuk nuk u takonte dhe se as nuk kishin tagrin ta komentonin.

Rreth një orë pas konfrencës së Rrumbullakut, kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin X, mbrojti Policinë e Shtetit dhe Urgjencën Kombëtare, duke u shprehur se këto institucione dhanë publikisht provat që hedhin poshtë akuzat e pabazuara se u tentua të fshihej ngjarja.

“‘Vrasja nga pakujdesia’ e ngritur si akuzë nga prokuroria, e cila tingëllon e pakuptueshme për këdo që është njohur me dinamikën e kësaj ngjarjeje tragjike, nuk ka asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me punonjësit e urgjencës, të cilët kanë kryer detyrën me profesionalizëm dhe integritet të plotë ligjor e moral”, shkroi Rama në rrjetin social X.

Edhe Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë deklaroi në mbrëmje se kishte nisur verifikimet për rastin, ndërsa ndaj të akuzuarit për ngjarjen pati lehtësim të akuzës nga “vrasja me dashje” në “vrasje nga pakujdesia”. /Reporter.al


6 Comments

  1. Jabpra qe genjen policia e krimit,ja pra qe policia ka genjyer ne dosje,ja pra qe prokuroria ka referuar ne gjykate provat e fallsifikiara te policise se krimit dhe qelbesirave te edi ramas !
    Dolen genjeshtrat o rrumbullak muti,o ndyresire e sherbetor i dhjere i rregjimit kriminal te edi rames !
    Po tani cfare do thuash rrumbullak muti,grupi çiftelia,po ti o qelbes qe qelbe dynjane me dezinformime e genjeshtra edi funderrina me thonje te paprere cfare do thuash tani per policine ?!
    Zoti te vrafte ty e gjithe ata qe i moren jeten dhe rivrane fatkeqin ne Pogradec,babain e dy femijeve,tashme jetim !

  2. U gjet edhe koka e turkut
    ju jeni mafie . e mbrojtet e mbrojtet e pate se nuk zuri vend dhe gjetet koken e turkut ,

  3. Ky paska thene nje fjale dhe te gjithe o burra ju ?
    Ju na thate se kqyret vendin , bete ekspertize , moret ne pyetje etj etj .
    Tani na genjyet athere apo po na genjeni tani ?
    Kriminela dhe shtet kriminelesh

  4. Te vetmin qe kurre nuk e besoj dhe kjo u vertetua dhe sot eshte Edi Rama,(met rrumbullaku eshte fshires bythe,keshtu ka qene gjithnje),si mund ti besohet nje njeriu qe jeten e ka nga nje vrases dhe kurre nuk kerkoj ndjese per te ?!
    Edi Rama eshte perbindesh,largohu monster,largohu kriminel,largohu se do te djegim te gjalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *