• |
ide | kryesore

Zjarr në Dimal, shkrumbohet plantacioni me 2 hektarë ullinj

Lajme, Të fundit



Një zjarr i fuqishëm shpërtheu mesnatën e mbrëmshme në territorin e bashkisë së Dimalit, në qarkun e Beratit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në një plantacion të mbjellë me ullinj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:50 në fshatin Goriçan të njësisë Kutalli dhe punonjësve të zjarrfikëses me 2 automjete, iu deshën rreth 5 orë luftë me flakët që ta vinin vatrën nën kontroll dhe t’i shuanin. Autoritetet njoftuan se flakët u shuan rreth orës 04:20 të mëngjesit.

Bilanci i vatrës së fuqishme ishte pothuajse katastrofik, të paktën 2 hektarë me kulturë ulliri të djegura apo të dëmtuara. Nga hetimet e para rezulton se fillimisht flakët përpinë një zonë me shkurre, por më pas, të ndihmuara nga era e fortë, kanë zgjeruar sipërfaqen. Rrethanat dhe shkaku mbetet ende i panjohur, teksa po hetohet edhe për një zjarrvënie të mundshme, përveç rrethanës aksidentale.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *