• |
ide | kryesore

Bënte pagesa me karta virtuale të vjedhura në shtete të Europës, arrestohet 25-vjeçari me shtetësi franceze

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi dyshohet se bënte pagesa me karta virtuale të vjedhura në shtete të ndryshme të Europës.

Në pranga ka rënë Lorent Granica, i cili gjatë qëndrimit në qytetin e Tiranës, nëpërmjet kartave virtuale bankare, ka kryer pagesa të ndryshme në institucione financiare.

Gjithashtu, ky sektor nën drejtimin e Strukturës se Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka marrë pjesë në finalizimin e operacionit ndërkombëtar të koduar “PANDORA”, i cili ishte shtrirë në disa shtete përfshirë dhe Shqipërinë, gjatë të cilit është dokumentuar veprimtaria kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisje elektronike dhe shuma monetare të cilat shërbenin për kryerjen e këtij aktiviteti kriminal.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *