• |
ide | kryesore

Berisha poston foton e Ramës: Pse nuk e dënoi vrasjen e Egli Progës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për vrasjen e regjistruar në Pogradec, ku 29-vjeçari Denis Meçe dhunoi me grusht për vdekje 42-vjeçarin Egli Proga, babain e dy fëmijëve.

Berisha ka publikuar në rrjetin social një foto ku shihet se Denis Meçe ka mbajtur në foto coveri në Facebook, foton e dajës së tij Valter Gora me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Berishës kjo është edhe arsyeja pse kryeministri Rama nuk e dënoi vrasjen dhe nuk shprehur ngushëllime për familjen e Egli Progës. Valter Gora ka qenë drejtor i Postës Shqiptare në Korçë dhe u arrestua në 2021 si i përfshirë në një aferë korruptive. Ai u lirua dy vite më vonë.

Postimi i Berishës: 

Ja pse Rama nuk dënoi vrasjen dhe nuk ngushëlloi familjen e Egli Proges.

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital!

Përshëndetje Doktor!
Foto ne profilin e FB të vrasësit, daja i tij me kryeministrin.

 


3 Comments

  1. Ftohen minjte patronazhiste te bejne me faj Saliun e te mbrojne REamen. Shpejt dilni nga bodrumet e filloni e shani!

  2. Flet vrasesi ordiner salih karaxhic berisha,flet njeriu personifikimi i krimit shtetror,prandaj e kane vendosur ne ballkon ta grysi jeten e tij kriminale ne veranden e tij,nen vezhgimin e kriminelit Lumneshi nga Artixhano.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *