• |
ide | kryesore

BIRN: Përplasje publike e pazakontë mes policisë dhe Prokurorisë për vràsjèn në Pogradec

Arkiva, Lajme, Të fundit
policia



Në një përplasje publike të pazakontë mes dy institucioneve ligjzbatuese, Policia e Shtetit kundërshton akuzën e ngritur nga Prokuroria e Korçës ndaj një inspektori të Patrullës për shpërdorim detyre, duke pretenduar se ai nuk kishte rol në hetim.

Nëpërmjet një reagimi të dytë në 20 orët e fundit, Policia e Shtetit sfidoi Prokurorinë e Korçës lidhur me vlerësimin e hetimeve për ngjarjen tragjike që shkaktoi vdekjen e 42-vjeçarit Eglantin Proga, baba i dy fëmijëve.

Reagimi i së enjtes lidhet me vendimin e Prokurorisë së Korçës për të hetuar për “shpërdorim detyre” një inspektor të Patrullës së Përgjithshme, i cili akuzohet se nuk ka marrë asnjë masë për të dokumentuar apo bërë prezent shkakun e vdekjes së 42-vjeçarit.

Përplasjet në distancë mes dy institucioneve ligjzbatuese si Policia dhe Prokuroria janë pjesë e një reagimi më të gjerë publik lidhur me dyshimet për tentativë manipulimi të shkaqeve të vdekjes së Progës, të ngritura fillimisht nga familjarët e viktimës.

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku mbrojti policinë se kishte kryer të gjitha veprimet e nevojshme në një konferencë për shtyp të mërkurën, ndërsa akuzoi median për dizinform. Në të njëjtën linjë qëndrimi, debatit i hodhi benzinë edhe kryeministri Edi Rama, i cili pasi mori në mbrojtje veprimet e policisë, e konsideroi të pakuptueshme akuzën e ngritur nga Prokuroria për “vrasje nga pakujdesia”.

Lexo më tej: Zbuti akuzën për vrasēsin e 42-vjeçarit, shfajësohet Prokuroria e Korçës 

Mëngjesin e së enjtes, Policia e Shtetit bëri përmes një njoftimi për shtyp një vlerësim të ndryshëm nga Prokuroria e Korçës lidhur me inspektorin e akuzuar për “shpërdorim detyre”, si dhe duke pretenduar se i kishte kryer si duhet veprimet hetimore, ndryshe nga sa thotë Prokuroria. Sipas policisë, akt-ekspertimi ligjor për të cilin organi akuzës shprehet se nuk është vendosur në dispozicion, nuk mund të bëhet aty për aty, pasi e kryen Instituti i Policisë Shkencore, përkundrejt vendimeve për kryerjen e ekzaminimit.

Policia pretendon gjithashtu se inspektori me inicialet A.L nuk ka asnjë lidhje me hetimin policor të ngjarjes dhe as me operacionin e policisë për kapjen e autorit. Të dhënat e hetimit tregojnë gjithsesi se autori Denis Meçe u vetëdorëzua.

“Hetimi i ngjarjes kryhet nga Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, ndërsa punonjësit e Patrullës së Përgjithshme kanë të tjera detyra funksionale në vendngjarje, përjashtuar ato hetimore,”, citohet në njoftim dhe theksohet se punonjësi i Patrullës së Përgjithshme ka përmbushur të gjitha detyrat funksionale.

Ndryshe nga sa evidentoi Prokuroria e Korçës, Policia e Shtetit vlerëson se ka dërguar në pranë organit të akuzës të gjitha materialet e nevojshme hetimore që kryhen në vendngjarje dhe gjatë hetimit paraprak.

“…Materiale procedurale të cilat janë dorëzuar në Prokurori me numër protokolli, çka hedh poshtë akuzën e Prokurorisë për mangësi në aktet e referuara nga Policia”, thuhet në njoftim. /birn


4 Comments

  1. Te qifsha POLICINE SHQIPKARE!!!!!!!
    Supershkerdhata Edvin Ramvuciqi asht MASHTRUESI KAMPION, per te mbuluar zullumet e QENVERIS te tij.
    POPULL BOLE SHQIPTAR VOTONI
    MASHTRUESIT dhe mire t’ju behet!!!!
    Do t’ju heqin qafe te gjithe dhe ju
    “FLINI O DELE,FLINI”!

  2. Rraca policeve te korruptuar eshte fara me e keqe ne kete vend. Njerez idiot medioker llum komplet. Gjithe ajo organizate, dhe shikoni ke ka ne krye ne vite. Njerez medioker , fshatar ne kuptimin e plote te fjales, me nivel kolesteroli eksterme, si shkelqen kujt fytyra. Ne 10.000 veta nuk ka nje qytetar qe te ler nje pershtypje pozitive!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *