• |
ide | kryesore

Mbahet sot protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës, rrugët e bllokuara

Lajme, Të fundit



Opozita do mbajë ditën e sotme protestën e radhës para bashkisë së Tiranës. Këto protesta nisën javën e fundit të muajit mars të këtij viti, pas skandalit me dosjen “5D”. Referuar këtij njoftimi nga Partia Demokratike, policia ka marrë disa masa.

Njoftimi i policisë:

Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *