• |
ide | kryesore

Më shantazhojnë bashkë me motrën në rrjetet sociale/ Policia arreston 21-vjeçarin

Arkiva



Kreu i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj, me anë të një komunikate për mediat tha se efektivët po punojnë në luftën ndaj krimit kibernetik. Gjatë fjalës së tij Vocaj u shpreh se si rezultat i presionit të ushtruar nga këto profile të falsifikuara e mitura 13 vjeçe është larguar nga banesa.

Ai shtoi se gjendur në këto kushte të ngushtme, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshmëm të situatës, pas një pune të mirëfilltë hetimore brenda një kohë rekord, është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. Në lidhje me ngjarjen u arrestua 21-vjeçari Harulla Kamani.

“Përshëndetje,

jam sot këtu së bashku me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, zëvendësdrejtorin për Sigurinë Publike, dhe shefin e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, për të bërë prezente punën hetimore të kryer për një rast të evidentuar më datë 13 gusht, në fushën e krimeve kibernetike, gjatë të cilit është arrestuar një shtetas dhe janë proceduar penalisht dy të tjerë.


Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në vijim të punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e veprave penale në fushën e krimeve kibernetike, ka administruar kallëzim nga një shtetase, banuese në qytetin e Tiranës, se në mënyrë të vazhdueshme është përndjekur në rrjete të ndryshme sociale, së bashku me motrën e saj të mitur, nga adresa të dyshuara të falsifikuara, nga një shtetas i paidentifikuar.

Si rezultat i presionit të ushtruar nga këto profile të falsifikuara e mitura 13 vjeçe është larguar nga banesa. Gjendur në këto kushte të ngushtme, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshmëm të situatës, pas një pune të mirëfilltë hetimore brenda një kohë rekord, është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të veprimeve hetimore u arrestua shtetasi Harulla Kamani, 21 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale”Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, parashikuar nganenet 121/a dhe 186/a të Kodit Penal. 
Gjithashtu, është bërë e mundur gjetja e vajzës së mitur e cila është në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht ndodhet pranë familjes së saj,” tha Vocaj.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *