• |
ide | kryesore

Meloni me vilë në jug të Shqipërisë, mediat: Ia ka vënë syrin afër Palasës!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministrja e Italisë, Xhorxhia Meloni mund të rikthehet në jug të Shqipërisë, kësaj radhe për të qëndruar më gjatë, jo për të negociuar ndonjë kamp të ri për refugjatët, por për të blerë një vilë në zonën e bregut. Mediat italiane shkruajnë se kryeministrja e Italisë ka në plan të ketë një strehë të dytë në jug të Shqipërisë larg presionit të gazetarëve dhe fotografëve italianë.

“Kryeministrja e ka ëndërr një vilë me pamje nga deti, me një pishinë dhe kopsht privat, në një resort të ri përballë plazhit” shkruan Il Foglio, që thotë se lajmi “konfirmohet nga burime politike dhe diplomatike të qeverisë shqiptare”.

“Prona së cilës ia ka vënë sytë Meloni ndodhet jo shumë larg Palasës, në bashkinë e Himarës, në qarkun e Vlorës, lehtësisht e arritshme me një traget nga Salento” shkrujnë gazetarët italianë, që zbulojnë se tashmë kryeministrja e ka përzgjedhur vilën e saj buzë detit.

Italianët e justifikojnë vendimin e Melonit, jo thjesht me rehatinë e saj personale, por edhe si një blerje me ngjyrime politike.

“Investimi nuk është vetëm ekonomik, por edhe politik. Pak a shumë si kur Silvio Berlusconi bleu “Villa due Palme” në Lampedusa për të qenë më afër banorëve të ishullit dhe për të mos i bërë ata të ndihen vetëm. Meloni është në kontakt të ngushtë me Shqipërinë duke pasur parasysh projektin për ndërtimin e qendrave të pritjes dhe identifikimit. Një zgjedhje, nëse përfundon shitja, e cila do të “çimentojë” marrëdhënien mes Romës dhe Tiranës. Ndërkohë, përflitet se Meloni mund të shijojë disa ditë relaksi në Sardenjë ku mund të takohet me Marina Berlusconin” shkruan Il Foglio.

Zgjedhja për të pasur një shtëpi pushimi në Shqipëri vjen pas ankesave që ka pasur kryeministrja e Italisë për presionin e mediave gjatë pushimeve të e saj, faktin që nuk gjente pak kohë për të qëndruar me fëmijët pa u rrethuar nga paparacët.

“Është fillimi i gushtit dhe këtë verë kam kaluar vetëm një ditë në plazh. Fotot ishin në kopertinë. Ndoshta nuk duhet të ankohem për këtë tek ju, por është diçka që më bën të mos ndihem rehat”, shpjegon sërish Meloni. Unë jam gjithmonë dhe jam një person spontan, i menjëhershëm, i thjeshtë Të dish se lajmet e mundshme mund të ndërtohen mbi çdo gjest është diçka që nuk më bën të ndihem i qetë. Për këtë arsye “Unë dal shumë pak tani, jashtë punës sime. Kur kam kohë të lirë preferoj ta kaloj në shtëpi. Prandaj investova gjithçka që kisha në shtëpinë e re” tregoi ajo për mediat italiane pak kohë më parë.


11 Comments

  1. Vilen ja ka dhuruar Ramazoni nepermjet lekete te droges, sic bene me gjeneralin e Guardia di Financa, e njejta skeme

  2. Kështu venë këto muhabete, me punë me përpjekje! Si fillim merr një kamp për refugjatët afrikanë në Shëngjin. Se mqs në Itali kushton shumë më pak dhe vend për kampe ka plot, atëherë më mirë t’a ndërtojë në Albanistan ku kostoja është e lartë dhe krimi sheshit, e ku shqiptarët po ikin në emigracion nga halli. Pra “kuptohet” që Meloni e bën kampin për të mbushur boshllëkun e shpopullimit në Shqipëri. Pastaj ajo do blejë një vilë në Palasë. Pse jo? Këtu janë bërë me super vila lloj lloj kriminelësh e politikanësh mafiozë! Kurse Meloni është kryeministre (edhe pse s’ka shkollë të lartë, se ka mbaruar vetëm liceun e gjuhëve të huaja). E kështu, ajo do vijë për pushime mot në behar, apo dhe gjatë dimrit, dhe do bisedojë me Ramën për punët e larta të shtetit, dmth për ndonjë konçension tjetër badihava. Pastaj Rama do i kërkojë ndonjë favor politik Melonit. (Ose do i kërkojë edhe të dalë nudo te pishina e vilës së saj). Do venë të hanë dreka darka te restoranti i trafikantit peshkatar biznesmen (pastrues parash) Gjergj Luca, i cili ka hapur në Shëngjin restorantin me emrin… Giorgia Meloni.

    Gjëra normale në një shtet rrumpallë dhe republikë bananesh! Dikush thotë që Rama me Melonin merren mirë vesh se janë të dy fashistë! Ca të tjerë thonë që Rama mund të lërë gruan (Lindën) (siç e ka bërë zakon normalisht me ish gratë e tjera), dhe të martohet me Melonin, e më pas t’a kthejë Shqipërinë në mbretëri dhe t’a shpallë Melonin mbretëreshë. Por mos u shqetësoni se janë thjesht thashetheme nga gojët e liga! Shqipëria do jetë përherë republikë demokratike-autokratike amerikano-vasale! Meloni thjesht kur erdhi në Shqipëri zbuloi parajsën e premtuar off shore albanistanase, zbuloi se sa bujare është qeveria Rama ndaj politikanëve të huaj me dhurata dhe servilizëm. Por më e rëndësishmja, Meloni kur pa se sa “e bukur” kishte ardhur Juri Kim atëherë nga SHBA , dhe sa shumë herë më e bukur iku prej këtej, apo shndërrua Elisa Spiropali nga një hiç kockë e lëkurë veshur me recka, në Mamicën luksoze të Bablokut ministre dhe kryetare parlamenti, atëherë kuptoi se Shqipëria është vendi i çudirave dhe mrekullive, pra kuptoi se “Liza në botën e çudirave” qënka realitet shqiptar!

    1. Tamam, për politikanet e huaja dhe servilet si Spiropali, Shqipëria është bërë si ëndrra amerikane! Pse, budallaqe është Elisa që i lëpihet Ramës dhe e quan Skënderbe, kur në fakt ai është një mashtrues dhe mafioz?! Sahanlëpirja faqen e zezë e ka por pa gjë s’të lë!

  3. Veliaj qeras me apartamente ndersa shefi i madh vile me pamje nga deti. Mos valle Meloni na behet komshije me Toni Blerin dhe ky se bashku me Rame po na e kthejne Georgian ne nje politikane majtiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *