• |
ide | kryesore

Rama tjetër thirrje emigrantëve: Të punosh në Itali e Greqi, s’është më mirë se në Ksamil e Theth

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama,



Teksa ka publikuar një artikull të revistës Monitor, Edi Rama i bën thirrje emigrantëve që të kthehen të punojnë në Shqipëri.

Rama shprehet se Monitor nuk është një media fort e pëlqyer sipas këndvështrimit të qeverisë dhe sërish dëshmon se pagat në turizëm në vendin tonë për punonjësit kanë arritur deri në 1000 euro në muaj.

“Të punosh në turizëm në Greqi a në Itali a kudo tjetër në Europë, si emigrant shqiptar, nuk është më një zgjedhje më e mirë se sa të punosh në Shqipëri, nga Thethi e deri në Ksamil. Pagat e rritura shumë ndjeshëm dhe taksat e shpenzimet shumë më të ulëta se sa kudo gjetkë, e bëjnë sot punën në sektorin e turizmit shqiptar një zgjedhje më të mirë se sa në vende të tjera rrotull”, shkruan Rama.

Postimi i kryeministrit: 

Revista “Monitor” është larg së qeni një burim mediatik gjithnjë i pëlqyeshëm për qeverinë. Prandaj edhe zgjodha ta postoj këtu artikullin e saj si një zë krejt i pavarur, i cili konfirmon atë çka po përpiqem të përsëris prej disa kohësh:

Të punosh në turizëm në Greqi a në Itali a kudo tjetër në Europë, si emigrant shqiptar, nuk është më një zgjedhje më e mirë se sa të punosh në Shqipëri, nga Thethi e deri në Ksamil. Pagat e rritura shumë ndjeshëm dhe taksat e shpenzimet shumë më të ulëta se sa kudo gjetkë, e bëjnë sot punën në sektorin e turizmit shqiptar një zgjedhje më të mirë se sa në vende të tjera rrotull.

Disa fragmente nga artikulli i “Monitorit” dhe citime të vetë operatorëve turistikë:

Sezoni turistik i këtij viti po përballet me një ndryshim të rëndësishëm në sektorin e turizmit: rritjen e pagave që ka ndihmuar në zgjidhjen e një problemi të vazhdueshëm—mungesën e fuqisë punëtore. Rritja e pagave ka bërë që sektori turistik të tërheqë më shumë punonjës sezonale dhe të përmirësojë cilësinë e shërbimeve.

Ky përmirësim ka ndihmuar në stabilizimin e shërbimeve dhe ka ofruar një eksperiencë më të mirë për turistët.

“Nuk është zgjidhur 100%, por jemi shumë më mirë se sezonet e mëparshme, kjo sigurisht nga rritja e pagave në turizëm; pra, sot po të marrësh disa nga punët më të vështira si sanitare në hotele, pagat janë më të larta se punonjësit e bankave, duke arritur deri në 1000 euro në muaj”…

“Të gjitha hotelet dhe bizneset që e kanë marrë seriozisht këtë sezon janë detyruar t’i rrisin pagat, sepse ky sektor nuk mund të vazhdojë ashtu si ka vazhduar këto vite, ku ne marrim staf, i trajnojmë për 2-3 muaj, i japim pagat dhe ata largohen. Tashmë ne jemi me kontrata fikse dhe paga shumë të kënaqshme, dhe deri më tani për këtë vit po shohim që kjo zgjidhje është e duhura”…

Një kamerier në jug të vendit këtë sezon veror po paguhet mesatarisht 900-1000 euro në muaj, ndërsa një sanitare mund të fitojë deri në 700 euro në muaj. Këto paga janë raportuar edhe në zonat e tjera bregdetare, ku operatorët turistikë theksojnë se pagesat më të larta janë për shefat e kuzhinës dhe menaxherët e bareve. Në disa raste, pagat për këto pozicione arrijnë deri në 3000 euro në muaj.

“Për të adresuar mungesën e stafit të kualifikuar, kemi ndërmarrë masa duke rritur pagat, të cilat këtë vit arrijnë deri në 1000 euro për kamerierët. Baksishet, të cilat përbëjnë një burim të veçantë të ardhurash për ta, nuk janë përfshirë në këtë shumë. Rritja e pagave është bërë e nevojshme pasi për vite kemi vuajtur nga mungesa e fuqisë punëtore”…

Tashmë edhe emigrantët po zgjedhin të rikthehen gjatë sezonit, jo vetëm për pushime, por edhe për të punuar me paga që krahasohen me ato në shtetet europiane. Disa prej tyre kanë vendosur që këtë sezon të punojnë në Shqipëri.

“Ata zgjedhin të punojnë në profesione si kuzhinier, shef kuzhine, apo menaxher, ku pagat janë shumë të larta. Niveli i jetesës në Shqipëri, që është më i ulët se në vendet e tjera europiane, është një faktor i rëndësishëm në këtë zgjedhje”… 


7 Comments

  1. Ok ti themi cjapit te flas me Melonin te flas me pronaret ne Itali qe muajt e veres te na japin 3 muaj leje se Saranda e Ksamili nuk kane 12 muaj pune.

  2. Vertete e ke o kumandar?! Po per shendetesine, per te shkolluar e edukuar femijet, per çeshtje pronesie, per drejtesine, per infrastrukturen ne teresi e per cilesine e jetes ne pergjithesi, prape ne Shqiperi eshte me mire? Po ti ke te drejte, se ti e mendon popullin si skllavet e egjyptit qe diten ndertojne piramida dhe naten mblidhen ne kasollen e tyre prej balte. Ose je shume i deshperuar ose paske dhjere nga trute e kokes! Ose je shume i zgjuar dhe ne nuk arrijme te te kuptojme dot. Kjo e fundit ka mundesi te jete!

  3. Shume interesante thirrja. Ketu vritet masakrohet njeriu ne mes te dites, vidhet ky popull nate e dite, ketu vdes nga kanceri ne mushkeri nga cimento e betoni ne TR, qe ska fund gropa gropa, ketu vetem me nje tunel vidhen 50 mln eu, ku ketu ska as incenerator.
    O Ram e dhjeve kete vend, i bere nje dem te paimagjinueshem. Ndertove sistemin me te kalbur dhe me te korruptuar ne europe. Ca pret tani, ti gezosh..

  4. Opo mirë e ke ti,se po të kthehen dy milionë emigrantë në Shqipëri duhet të sjellin dhe nja 200 miliardë euro që i kanë bërë pasuri.Për nga 1700lekë që e ka vlerën reale një euro,i bie t’u zhvasësh si pa të keq tak fak nja 70 miliardë euro e kusur.Je shumë i zgjuar për të të quajtur budalla ,o specialist.A do e hamë sapunin për djathë emigrantëtqë çanë malet me këmbë e detin me gomone,? Sidoqoftë telenovela jote mediatike me milionat e turistëve ka joshur kureshtjen e disave,por shpejt reklama jote është kuptuar.Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra…

  5. E more Ram djali, ti me buke e shqiptaret me gure! Ti u tregon tullumbace me ngjyra e ata mbledhin plaçkat e ikin nga syte kembet. Rame ti llap e ata ik,ti kerkon te vijne te ikurit e po te ikin ata qe skishin ikur. Te kam rixha mos fol me sa na boshatise!

  6. O i gjate i shtremet ne Ksamil e Theth eshte pune sezonale, po 9 muajt e tjere kush do ti paguaje….apo do shesesh bunkerin e surrelit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *