• |
ide | kryesore

Shpërthejnë akuzat mes institucioneve/ Kush e ndihmoi vrasësin e Egli Progës

Kryesore, Lajme



Policë dhe prokurorë po tentojnë ta lënë fajin në derën e tjetrit për faktin se vrasësi i Egli Progës, Denis Meçe mund t’ia hedhë minimumi me një gjobë dhe maksimumi 5 vite burg. Sepse akuzën e ka për vrasje nga pakujdesia.

Titullarët e dy institucioneve janë nën presion nga opinioni publik dhe familjarët e viktimës, që kërkojnë të vërtetën për ngjarjen, por jo vetëm. Për prokurorët nisi një hetim nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë. Me policët u mor Agjencia e Mbikqyrjes Policore, që deri tani u ka dhënë të drejtë.

Asnjë nuk pranon se pati trajtim preferencial Denis Meces, por në përpjekje për t’ia lënë tjetrit përgjegjësinë, institucionet kanë nxjerrë në pah një sërë shkeljesh proceduriale që rrezikojnë ta mbyllin këtë çështje me një dënim të lehtë.

Pakënaqësitë e para i shprehu Drejtori i përgjithshëm i Policsë, Muhamet Rrumbullaku. Në konferencën për mediat ku kërcënoi gazetarët që po ia baltosnin punën e policisë, Rrumbullaku tha se akuza me të cilën iu referua ngjarja prokurorisë ishte “vrasje me dashje”. Më pas, prokuroria e kishte lehtësuar në sallën e gjyqit.

“Nëse Prokuroria ka kërkuar një masë tjetër nga ajo për të cilën Policia e Shtetit ka kryer arrestimin, kjo është një çështje që, as nuk na takon, as kemi tagrin ta komentojmë” tha Rrumbullaku.

Kaq u desh që prokuroria e Korçës të vihej në lëvizje. Në kushtet kur opinioni publik ziente për vrasjen e Egli Progës, deklarata e Rrumbullakut e orientoi irritimin drejt prokurores Vasjana Postol. Kjo, për të mos dalë si “delja e zezë” e historisë, u ul dhe renditi një për një rrethanat e ngjarjes, detyrat që kishte kryer vetë dhe punën që kishte kryer policia, duke nxjerrë në pah mangësitë e uniformave blu.

Prokurorja la të kuptohet se mund t’ia ndryshonte sërish akuzën të arrestuarit, por kjo do të varej nga provat që do të sillte policia, por për të treguar se nuk do të pranonte presionin ngriti akuzë për shpërdorim detyre për një nga policët që ishin në vendin e ngjarjes.

Në vija të përgjithshme, mangësitë që përmendte prokuroria për punën e policisë ishin si më poshtë:

  1. ende nuk është administruar në dosjen hetimore akti i ekspertimit mjekoligjor, provë thelbësore për ngjarjen
  2. ende po punohet në lidhje me pamjet filmike
  3. hetim inspektorit të policisë që shoqëroi në spital Egli Progën dhe që deklaroi i pari se ngjarja ishte aksidentale

Policia nuk e la me kaq. Pa kaluar 24 orë, policia doli me një përgjigje që është edhe një kundër-akuzë për prokuroren.

  1. Prokuroria e Korçës fillimisht ngriti pretendimin se, Policia e Shtetit nuk kishte sjellë akt-ekspertizën ligjore bashkë me të arrestuarit për ngjarjen, por sqarojmë opinionin publik se akt-ekspertizën e kryen Instituti i Policisë Shkencore, përkundrejt vendimeve për kryerjen e ekzaminimit, dhe asnjëherë kjo nuk bëhet aty për aty për vetë mënyrën se si funksionon procesi dhe përpilimi i Aktit të Ekspertimit.
  2. Për akuzën që u ngrit ndaj punonjësit të patrullës, policia thotë se ai nuk ka lidhje me hetimin policor dhe as me operacionin për kapjen e autorit. Hetimi kryhet nga oficerët e Policisë Gjyqësore. “Sqarojmë opinionin publik se, punonjësi i Patrullës së Përgjithshme ka përmbushur të gjitha detyrat funksionale” thuhet në njoftimin e policisë.
  3. Punonjësit e policisë akuzojnë tërthorazi prokuroren e çështjes se ka marrë një vendim të gabuar kur ngriti akuzën për “vrasje nga pakujdesia”, pa pritur aktin e ekspertizës mjeko-ligjore dhe duke hedhur poshtë akuzën e ngritur nga Policia e Shtetit për “vrasje me dashje”.

Familjarët e viktimës i bëjnë fajtorë të gjitha palët, përfshirë edhe urgjencën e Pogradecit, pasi ambulanca thonë ata u vonua për rreth gjysëm ore. Kur motra e Egli Progës mësoi se akuza për Denis Meçen ndryshoi nga “vrasje me dashje” në vrasje nga pakujdesia” motra e tij, Jonida Proga tha mes lotësh se “Eglin e vranë për herë të tretë”.

Në fakt, prokurorja e çështjes Vasjana Apostol e lë të hapur mundësinë për ta ndryshuar sërish akuzën, në bazë të provave që do t’i sjellë policia. Kjo është hera e parë që prokuroria dhe policia japin detaje për rrethanat e një hetimi problematik. E sigurtë është që pa mediat që vunë alarmin për pretendimet e familjarëve të Egli Progës, ngjarja do të kishte kaluar si shumë të tjera, kur të fortët ia hedhin paq, ndërsa institucionet shtetërore vazhdojnë punën sikur asgjë të mos kishte ndodhur./Lapsi.al


3 Comments

  1. Sa njerez kane marre ne qafe keta plehrat e policise dhe drejtesise aq te mira qofshin .
    Duhet nje revolucionarizim i te dy institucioneve . Keta nuk jane shkeputur nga metodat e qoftlargut .

  2. Vetem genjejne . Polici leshi , drjtesi kurvash . Nese do bashkoheshin te gjitha genjeshtrat e tyre ndertohej nje ure nga vlora ne brindizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *